Aktualitet

Rektori vendosi rinisjen e mësimit, studentët e ngujuar në Shkodër i bllokojnë me karrige hyrjen për në zyrë

4 Shkurt 2019, 07:55 Nga DOSJA
Rektori vendosi rinisjen e mësimit, studentët e ngujuar në

SHKODËR- Studentët e ngujuar të Universitetit të Shkodrës kanë bllokuar hyrjen e Rekoratit mëngjesin e sotëm.

Ata kanë vendosur bankat dhe karriget tek shkallët për të mos lejuar rektorin e shkollës që të futet në zyrë.

Kjo pasi sot ishte përcaktuar nga rektorati si dita që nëpër auditore do të nisë procesi normal mësimor.

Në bazë të vendimit që Rektoratit ka publikuar ne kemi vendosur që të përshkallëzojmë situatën. Siç ishte kjo e sotmja që të bllokonim administratën brenda dhe tre fakultetet e tjera. Kemi bllokuar fakultetin e Juridikut, Shkencave të Edukimit dhe Gjuhë Letërsisë. Nuk do të bëjmë mësim as sot dhe në vijim deri sa të na plotësohen kërkesat tona.

Studentët që kanë qënë ‘pro’ zhvillimit të mësimit i janë drejtuar auditoreve, të shoqëruar nga rektori por që nuk kanë arritur që të rifillojnë mësimin. (Shiko këtu)

Studentët e “Luigj Gurakuqit” kanë dorëzuar në mes të muajit janar dy kërkesa në Rektorat:

1) Zhvillimin e zgjedhjeve të reja për Këshillin Studentor, me pretendimin se aktuali nuk i përfaqëson ata.

2) Kalimi i studentëve të vitit të dytë në vit të tretë me 25 pikë kredite dhe jo 30 pikë kredite, për arsye ekonomike.

Studentët u ngujuan disa javë pas mbylljes së protestës (Lexo ketu), një lëvizje e zhvilluar përgjatë gjithë muajit dhjetor, që u finalizua me ndryshimin e gjysmës së kabinetit qeveritar Rama 2 dhe me publikimin e Paktit të Universitetit.

Pakti për Universitetin është një paketë e hartuar nga qeveria që synon t’ju japë zgjidhje problemeve të arsimit të lartë në Shqipëri. Nga ana tjetër, pedagogët kundërshtojnë Paktin dhe kërkojnë shfuqizimin e Ligjit për Arsimin e Lartë, i miratuar në 2016.

(k.m./dosja.al)

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

aktualitet aktualitet ngujimi i studenteve procesi mesimor protesta e studenteve rektorati i shkodres universiteti i shkodres ngujimi i studenteve procesi mesimor protesta e studenteve rektorati i shkodres universiteti i shkodres

Sondazh

Poll

Aktualitet 4 Shkurt 2019, 06:50

Rreziqet që mund të rrisin borxhin publik

Teksa normat e interesit dhe ecuria e kursit te këmbimit e kanë favorizuar ecurinë e borxhit publik, rreziqet nga këta faktorë rrezikojnë të materializohen në t...