Politike

VIDEO/ "Thirre Felajn për të vendosur kreun e Grupit të PD", Nikolla-Bardhit: Rri te vrima e çelësit për të parë kë marr në zyrë

Bardhi e ka akuzuar Nikollën se ka thirrur në zyrë nënkryetaren e Kuvendit për të vendosur për kreun e Grupit të PD-së.

14 Shtator 2023, 13:23 Nga r.ll
VIDEO/ "Thirre Felajn për të vendosur kreun e Grupit të
lindita nikolla

TIRANË- Debate të ashpra janë zhvilluar mes deputeti demokrat Gazment Bardhi dhe kryeparlamentares Lindita Nikolla. Bardhi e ka akuzuar Nikollën se ka thirrur në zyrë nënkryetaren e Kuvendit për të vendosur për kreun e Grupit të PD-së.

PJESË NGA DEBATI:

Lindita Nikolla: Kujdes, nuk të marr leje unë se kë ftoj në zyrë. Paske edhe një veti tjetër, rri tek vrima e çelësit për të parë se kë marr unë në zyrë. Po rri se është turp.

Gazment Bardhi: Pse thërret Ermonela Felaj në zyrë, do vendosni për kryetarin e Grupit të PD. Kush je ti moj? A je në terezi apo jo?

Lindita Nikolla: Qetësohu se kë marrë në zyrë dhe çfarë diskutoj nuk të marr leje ty.

Gazment Bardhi: Patjetër që do më marrësh leje mua, nuk e cakton as ti, as Ermonela.

Lindita Nikolla: Nuk është asnjë grup parlamentar që merr vendim për grupin tim e thërras se dua unë, për çështje pune. Është nënkryetare e Kuvendit.

 

gazment bardhi lindita nikolla

Sondazh

Poll