Politike

Ina Zhupa akuza qeverisë: Ogerta Manastirliun duhej ta çonit në SPAK, jo në krye të ministrisë së Arsimit

Zhupa tha se kontrollet e KLSH kanë nxjerr në pah abuzimet që Ogerta Manastirliu ka bërë në ministrinë e Shëndetësisë, dhe në vend që “qeveria ta çonte në SPAK, e promovon dhe e çon në krye të ministrisë së Arsimit”.

14 Shtator 2023, 11:29 Nga r.ll
Ina Zhupa akuza qeverisë: Ogerta Manastirliun duhej ta çonit në
ina zhupa

TIRANË- Deputetja demokrate, Ina Zhupa gjatë fjalës së saj në Kuvend ka hedhur sërish akuza drejt qeverisë ku tha se ministrat e Ramës ndërrojnë vetëm kostumin, por i bahkon korrupsioni.

Zhupa tha se kontrollet e KLSH kanë nxjerr në pah abuzimet që Ogerta Manastirliu ka bërë në ministrinë e Shëndetësisë, dhe në vend që “qeveria ta çonte në SPAK, e promovon dhe e çon në krye të ministrisë së Arsimit”.

“E nisët me emërime dhe shkarkime ministrash që në fakt ndryshon vetëm veshja, por jo korrupsioni dhe stili i paligjshëm i emërimit të tyre. Kulmi nuk është Mete, por Ogerta Manastirliu. Si mundet kjo qeveri që zonjën ‘abuzimi’ siç thonë mesazhet që më vinin dje thoshin zonja ‘vrastare’, por unë nuk e përdor, por zonja ‘abuzimi’ është 100% e vërtetë sepse e thonë dhe kontrollet e KLSH. Në vend ta çonit në SPAK e bëtë ministre arsimi, për të shkatërruar arsimin. Një ministre që nuk thotë dot një sukses në krye të ministrisë së shëndetësisë, e promovoni”, tha ajo.

ina zhupa ogerta manastirliu

Sondazh

Poll