Politike

"Skema e pensioneve dështoi", Braçe-Tabakut: Numrin e pensionistëve nuk e rrit as qeveria, as emigrimi

Sipas shifrave të saj nga INSTAT, raporti i kontribuesve me atë të pensionistëve tashmë nuk është ashtu siç duhet, dhe arsyet që paraqet Tabaku lidhen me emigracionin e informalitetin e lartë në vend.

14 Shtator 2023, 12:36 Nga r.ll
"Skema e pensioneve dështoi", Braçe-Tabakut: Numrin e
Erion Braçe

TIRANË- Deputetja Demokrate, Jorida Tabaku gjatë fjalës së saj në Kuvend denoncoi dështimin e skemës së pensioneve, të përdorur vitet e fundit nga mazhoranca socialiste.

Sipas shifrave të saj nga INSTAT, raporti i kontribuesve me atë të pensionistëve tashmë nuk është ashtu siç duhet, dhe arsyet që paraqet Tabaku lidhen me emigracionin e informalitetin e lartë në vend.

Nga ana tjetër, deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka replikuar me deputeten demokrate, duke paraqitur shifrat nga ana e tij.

Sa i përket arsyeve të paraqitura nga Tabaku, Braçe u shpreh se numrin e atyre që dalin në pension, nuk e rrit qeveria, as emigrimi, por lindjet në vitet ‘50-‘60.

Kur flet për një çështje kaq sensitive siç janë pensionet, që lidhen me një masë njerëzish, 686 mijë, saktësia është themelore. Raporti i numrit të kontribuesve me pensionet e pleqësirsë në këtë vende në vitin 2013 ishte 1.2 me 1, në 2015-ën ishte 1.50 me 1 dhe në vitin 2022 ishte 1.42 kontribues me 1 përfitues.

Shkalla e mbulimit të popullisë në moshë pune me kontribues ishte 36 , në fund të 2022 është 41.8. Shkalla e mbulimit të forcave të punës nga kontribuesit, 2015 ishte 56.12, në fund të 2022 ishte 60.03 pra është rritur mbulimi. Shkalla e mbulimit të punësuarve në 2015 ishte 68 përqind, ndërsa në 2022 ishte 67.7.

Të gjithë treguesit dëshmojnë që skema ka qëndrueshmëri dhe natyrisht është rritur efekti i mbulimit për t’i dhënë garanci skemës. E fundit, duhet të kuptojmë si funksionon skema e pensioneve. Të thuash që është rritur numri i atyre që dalin në pension, duhet të kuptosh se nuk i rrit qeveria, as emigrimi por lindjet në vitet ‘50-‘60 dhe në atë kohë nuk kam qenë as unë, as zonja që është ktu.”, tha Braçe.

erion braçe jorida tabaku

Sondazh

Poll