Politike

'Nuk po lexoni kërkesën e grupit të PD'/ Bardhi acarohet me Nikollën: Kanë kaluar 3 orë, po bën teatër

Bardhi iu drejtua Nikollës duke i thënë se po bëjnë teatër pasi prej 3 orësh nuk po lexojnë kërkesën e depozituar.

14 Shtator 2023, 12:36 Nga A.B
'Nuk po lexoni kërkesën e grupit të PD'/ Bardhi
Bardhi dhe Nikolla

TIRANË- Deputeti demokrat Gazment Bardhi është përplasur me kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla, pasi kjo e fundit nuk kishte lexuar kërkesën e depozituar nga Bardhi lidhur me kreun e grupit parlamentar të PD-së. Bardhi iu drejtua Nikollës duke i thënë se po bëjnë teatër pasi prej 3 orësh nuk po lexojnë kërkesën e depozituar.

PJESË NGA DEBATI:

Bardhi: Kanë kaluar 3 orë, ende nuk keni lexuar kërkesën e grupit të PD. Ju nuk keni asnjë të drejtë të ndryshoni rendin. Nëse nuk e ke njoftimin do ndërpresësh 30 minuta seancën, se ne do bëjmë mbledhje grup.

Nikolla: Nuk kam hequr asnjë deputet nga lista e folësve, nuk kam dhënë asnjë urdhër. Mos përplas tavolinën...

Bardhi: Po bëni teatër ju këtu. 

seance plenare 14 shtator 2023 gazment bardhi lindita nikolla

Sondazh

Poll