Politike

"Vuan nga kompleksi psikoseksual"/ Replika me Berishën, Spiropali: Sali, kush të mori me qira sot?

Spiropali tha se Berisha është një monument i gjallë i turpit.

14 Shtator 2023, 11:22 Nga A.B
"Vuan nga kompleksi psikoseksual"/ Replika me Berishën,
Sali Berisha dhe Elisa Spiropali

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka pasur një përplasje në Parlament me ministren Elisa Spiropali. Berisha iu drejtua ministres, duke i thënë se vuan nga ajo që Frojdi e quan “zilia falike tek vajzat”.

Nga ana tjetër, Spiropali tha se Berisha është një monument i gjallë i turpit.

REPLIKAT:

Sali Berisha: Do ti them dy fjalë Elizës. Ke përdorur një term jo të fisshëm. Unë jam mjek dhe ata që janë mjek e dinë që Frojd në klasifikimin e zhvillimit psikoseksual ka gjetur se ky zhvillim tek qeniet njerëzore kalon në pese stade.

Stadi i tretë është stadi falik, i cili shfaqet në moshën 3-5 vjec, shumica e kalojnë, disa mbeten, disa u krijohet kompleksi i edipit. Kjo është e njohur tek Edi Rama. Elisa ky kompleks i stadit të tretë u ndodh edhe vajzave, problemi madhor që Frojdi e quan këtë është se e quan zilia falike tek vajzat.

Elisa Spiropali: Kush të mori me qira sot? Kanë filluar të marrin me qira tani. Të hedhin edhe ndonjë kocë këtej e andej gardhit për tu marrë me njerin dhe tjetrin. Ta kuptoj moshën dhe hallin. është e paimagjinueshme që një gjysh që duhet të ishte mbyllur me turp sot, del në foltore dhe përmend problemet e tij të rënda. Me që fole për të varfrit e Shqipërisë, ti që paguhesh nga pasanikët më të mëdhenj të Shqipërisë, ti që sulmon ata që nuk të japin favore, unë për ty kam vetëm dy fjalë: më vjen keq për katandisjen tënde. Ke qenë kryeministër dhe nga kryeministër snajperist, je kthyer në një snajper me qira. Ata që të përdorin, do të të lënë ashtu siç je i zhveshur nga cdo moral. Ku humbur Sali. e di që të ka mbetur në fyt kocka e Shkodrës. 

elisa spiropali sali berisha seance plenare 14 shtator 2023

Sondazh

Poll