"Pensionet në Shqipëri, një turp", Bylykbashi: Të rriten si rrogat e anëtarëve të Kushtetueses
Oerd Bylykbashi TIRANË-Ditën e sotme në Kuvend po zhvillohet seanca plenare e radhës Deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi, tha gjatë...
Berisha theksoi se nisma për rritjen e pensioneve për pensionistët është qesharake.
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka kundërshtuar rritjen e pagavet të sistemit gjyqësor. Gjatë seancës së sotme plenare, ai u shpreh kundër rritjes së pagave për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, ndërsa theksoi se nisma për rritjen e pensioneve për pensionistët është qesharake.
“Ndonëse resurset e Malit të Zi janë më të pakta se ato të Shqipërisë, por çdo fjalë, çdo përpjekje e juaja për pensionistët, është kulmi i hipokrizisë.
Ju votuan këtu rritjen e rrogave të deputetëve me 3.8 mln lekë (të vjetra). Ju autorizuat deputetin që të marrë aq saç marrin në muaj 38 pensionistë. Në një akt ekstrem cinizmi dhe korrupsioni për të blerë gjykatën Kushtetuese, që sot sillet ndaj të drejtës kushtetuese si një organ që shkelmon atë aq saç është shkelmuar në atë gjykatë në 30 vite të marra sëbashku. Në një akt absurd, në një akt të hapur korruptiv, kërkoni të rrisni rrogat e tyre 7-8 mln. Unë po ju rikujtoj këtu se gjykatësi më i fuqishëm i botës, që është gjykatësi i Gjykatës Supreme të SHBA-ve, që ka në spektrin e saj çështjen kushtetuese, kreu i saj ka një rrogë vjetore 290 mijë dollarë. Presidenti i SHBA ka një rrrogë vjetore 400 mijë dollarë. Ju përcaktoni një rrogë për të blerë një tufë gjykatësish pothuajse dyfishi i rrogës së Presidentit të Republikës. Ju tregoni se nuk njihni hierarki shtetërore, por vetëm pazare me mafien. Si mund të jeni ju dakord kur flisni për pensionistët, kur i jepni një gjykatësi aq sa do të marrin 80 pensionistë në muaj. Çfarë është ky akt? Pse kaloni në këtë akt në paturpësi ekstreme. Pazari dhe vetëm pazari është qëllimi juaj dhe i Ramës. Ju jeni vetëm figura të tij.”, tha Berisha.
Oerd Bylykbashi TIRANË-Ditën e sotme në Kuvend po zhvillohet seanca plenare e radhës Deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi, tha gjatë...
Erion Brace TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe në fjalën e tij në Kuvend tha se nga data 1 tetor pensionet d...
Erion Brace TIRANË- Deputeti socialist Erion Braçe kërkon nga autoritetet greke që të realizojë një marrëvshje n&...
Gazment Bardhi TIRANË- Sipas deputetit të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, presidenti i vendit ka shkelur kushtetutën. Kjo pasi sip...
Kuvend TIRANË- Gjatë seancës së sotme plenare, janë bërë të ditur disa ndryshime në komisione. Kryetarja e Kuv...
Kuvendi TIRANË-Kuvendi i Shqipërisë ka votuar sot në seancën plenare për emërimin e dy ministrave të rinj, Ervin Me...
Lulzim Basha TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka bërë të ditur se grupi i tij është pro rritje...
Granit Gjana KUKËS- Granit Gjana pas emërimit si Prefekt i Kukësit që mori ditën e sotme, aktualisht është njeriu që...
Georgos Gerapetritis GREQI- Ministri i Jashtëm i Greqisë, Georgos Gerapetritis, ka komentuar çështjen e kryebashkiakut të z...
Klodian Tomorri TIRANË- Gazetari Klodian Tomorri ka ironizuar ligjin për kompanitë e basteve, që pritet të hyjë në ...