Politike

Nikolla debat me Bardhin: Basha ka qenë dhe vazhdon të jetë kryetar i partisë zyrtare

Bardhi akuzoi Nikollën se nuk  ka respektuar një listë të folësve që ai i ka dërguar. Mirëpo Nikolla iu përgjigj se nuk ka ndryshuar asnjë listë folësish, por ka miratuar atë shkresë që i ka ardhur nga PD-ja me zotin Basha.

14 Shtator 2023, 12:46 Nga r.ll
Nikolla debat me Bardhin: Basha ka qenë dhe vazhdon të jetë
gazment bardhi

TIRANË-Ditën e sotme seanca plenare në Kuvend është shoqëruar me debate mes kryeparlamentares Lindita Nikolla dhe deputetit demokrat, Gazment Bardhi.

Bardhi akuzoi Nikollën se nuk ka respektuar një listë të folësve që ai i ka dërguar. Mirëpo Nikolla iu përgjigj se nuk ka ndryshuar asnjë listë folësish, por ka miratuar atë shkresë që i ka ardhur nga PD-ja me zotin Basha.

DEBATI:

Nikolla: Zoti Bardhi, Basha ka qenë kryetari i partisë tende dhe vazhdon të jetë kryetari i partisë zyrtare. Mos bërtit se nuk po flet me kolegët e tu.

(Bardhi flet nga vendi pa mikrofon)

Nikolla: Shkresa ishte për mua jo për të njoftuar Kuvendin. Do ta lexoja që ishte një shkresë që impakton grupin parlamentar të PD. Se jeni ju konfuze kjo nuk mund të krijojë konfuz në parlament. Drejtoria juridike do ta lexojë kur ta ketë marrë. Nuk e kam marrë. Ka mundësi Gaz Bardhi të dëgjoni se nuk mund të dini gjithçka.

Bardhi: Na bën teatër këtu.

Nikolla: Teatër po bëni ju dhe mos e perplas tavolinen se ju nxjerr jashte. Pra është një situatë konfuze brenda jush. Ju kam thënë jeni shumë konfuz.

gazment bardhi lindita nikolla

Sondazh

Poll