Politike

Berisha lë sallën e Kuvendit, batuta me gazetarët: Nga sot Elisa do të quhet Zili Spiropali!

Berisha nuk i kurseu batutat për Elisa Spiropalin, ministren e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.

14 Shtator 2023, 12:00 Nga A.B
Berisha lë sallën e Kuvendit, batuta me gazetarët: Nga sot Elisa
Sali Berisha

TIRANË- Edhe pas daljes nga seanca plenare, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha nuk i kurseu batutat për Elisa Spiropalin, ministren e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.

Pas daljes nga Parlamenti, ai ka bërë batuta me gazetarët.

“Elisa Spiropali do quhet nga sot Zili Spiropali”, tha Berisha.

Kur u pyet mbi arsyen, ai u shpreh: “Sepse kështu e thotë Frojdi”.

Kujtojmë se në Kuvend, Berisha iu drejtua Spiropalit me fjalët:

'Do ti them dy fjalë Elizës. Ke përdorur një term jo të fisshëm. Unë jam mjek dhe ata që janë mjek e dinë që Frojd në klasifikimin e zhvillimit psikoseksual ka gjetur se ky zhvillim tek qeniet njerëzore kalon në pese stade.

Stadi i tretë është stadi falik, i cili shfaqet në moshën 3-5 vjec, shumica e kalojnë, disa mbeten, disa u krijohet kompleksi i edipit. Kjo është e njohur tek Edi Rama. Elisa ky kompleks i stadit të tretë u ndodh edhe vajzave, problemi madhor që Frojdi e quan këtë është se e quan zilia falike tek vajzat'.

sali berisha

Sondazh

Poll