Politike

'A keni moral që shikoni të keqen te opozita?'/ Sula tregon për takimin me ndërkombëtarët: Mora vetëm HESHTJE

Sula u shpreh se u ka bërë një pyetje ndërkombëtarëve nëse kanë moral që e shohin të keqen vetëm nga radhët e opozitës.

8 Shtator 2023, 14:34 Nga A.B
'A keni moral që shikoni të keqen te opozita?'/ Sula tregon
Dashnor Sula

TIRANË- Deputeti Dashnor Sula ka folur për një takim që ka patur me përfaqësues ndërkombëtar. në një intervistë në rubrikën 'Opinion' në Neës 24, Sula u shpreh se u ka bërë një pyetje ndërkombëtarëve nëse kanë moral që e shohin të keqen vetëm nga radhët e opozitës. Sipas tij përgjigjja që ka marr ka qenë vetëm heshtje.     

"Kam pasur takim me ndërkombëtarë, i thashë a ka moral që të gjithë ta shohin të keqen vetëm te opozita dhe problematikën e madhe, të mazhorancës, e që kjo në sajë të konfliktit tonë të vazhdojë të mbretërojë. Ma jepni këtë përgjigje. Përgjigjia që mora...deri diku heshtje. Non grata e Berishës nuk e pengon opozitën, se sot Berisha është një person me duart përpjejtë, nuk ka asnjë dëm. Cfarë dëmi i sjell vendit? 0," tha Sula.

dashnor sula

Sondazh

Poll