Politike

"Njëri porositi dy byftekë tek Nusreti"/ Berisha komenton ministrat e rinj: Rama hoqi ca të korruptuar, solli bosin e lidhur me Ndraghetën

Berisha tha se Albana Koçiu është e regjistruar se merr para dhe tani zgjidhet ministre e Ramës.

8 Shtator 2023, 12:59 Nga f.i
"Njëri porositi dy byftekë tek Nusreti"/ Berisha komenton
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka komentuar Asamblenë e PS dhe kabinetin e ri qeveritar. Ai tha se Albana Koçiu është e regjistruar se merr para dhe tani zgjidhet ministre e Ramës.

 “Nuk kishte urrejtje për mua, në të gjithë atë fjalim kishte urrejtje për të vetët. “Unë i ndershmi, ju hajdutët”. Asambleja tregonte një terror që ai ushtroi ndaj anëtarëve.

Aspekti dytë, ‘Bashkë kemi vjedh, por burgu është për ju, jo për mua’. Ky ishte morali i tij. Zëvendësimet, u tha shqiptarëve që jeni të pashpresë nëse nuk merrni në dorë fatin tuaj. Kë solli në qeveri, përfaqësuesin zyrtar të Ndraghetës në Tiranë, Maznikun.

Mazniku është ikona më e shëmtuar e zyrtarit të babëzitur që merrte 12 rroga si nënkryetar bashkie.

I kam publikuar të gjitha këto, i keni të rreshtuara. Arben Ahmetaj ka thënë që te Nusreti ka porositur 2 biftekë, jo një. Ky erdhi dhe u bë Ministër. Në vend që të shkojë në qeli për aferën e djegësit ky lançohet ministër.

Po ajo tjetra, Albana Koçiu është e regjistruar se merr para. I thotë vajza nënës së vet që duhet t’i jap para kësaj se nuk bëhet ndryshe. Ajo bëhet ministre e Ramës.

Rama po shtrëngon radhët me bashkëvjedhësit e tij kur ka qenë në bashki e pas, kjo ka punuar në bashki.

Mete, çfarë vidhej këtu shkonin strehoheshin te ky. Plus që ka dhe ca pikëpyetje të mëdha të tjera por janë në hetim e sipër. Për këtë të ministrisë së jashtme nuk them dot gjë sepse nuk e njoh, ka qenë diplomat karriere. Por ka bërë gabim fatal që ka pranuar t’i shërbejë Ramës.”

sali berisha

Sondazh

Poll