Politike

Berisha: Mandati i Shkodrës qëndron prej bandës së Pëllumb Gjokës

Berisha deklaroi sot se mandati i fituar nga Benet Beci në Shkodër në zgjedhjet lokale të 14 majit, qëndron në këmbë falë kontributit të bandës së Pëllumb Gjokës. 

8 Shtator 2023, 13:17 Nga A.B
Berisha: Mandati i Shkodrës qëndron prej bandës së
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokrarike Sali Berisha deklaroi sot se mandati i fituar nga Benet Beci në Shkodër në zgjedhjet lokale të 14 majit, qëndron në këmbë falë kontributit të bandës së Pëllumb Gjokës. 

"Dua të përshëndes autoritet franceze për arrestimin e Behar Bajrit, një nga kriminelët më të rrezikshëm të Shqipërisë, i cili u informua dhe iku sepse ai ishte në Shqipëri, mori pjesë aktive në zgjedhje në mbledhjet që organizoi Spiropali me Bajrët Pëllumb Gjokat dhe banditët të tjerë të Shkodrës për mandatin, ndrikulla e krimit.
Mandati i Shkodrës është mandat mbi krimin dhe ky është një akt tmerrësisht i rëndë të cilin qytetarët e Shkodrës nuk do ta pranojnë kurrë.

Ai që është instaluar në bashki karrigia e tij qëndron mbi vrasjet e fshehura të Bajrave Pëllumb Gjokës dhe bandave të tjera të fshehura nga pushteti vetëm e vetëm që ata të siguronin mandatin e tij. Falënderoi edhe njëherë autoritetet franceze për arrestimin e tij."

sali berisha

Sondazh

Poll