Politike

'Thashë sa e lehtë ishte për t'u bërë bashkë'/ Takimi i Bardhit dhe Berishës, Sula: Kolegët të mos e çojnë grushtin deri në fund

Për takimin e 5 shtatorit, ai tha se i komunikoi kolegut të tij Korreshit, se bashkimi i demokratëve paska qenë shumë i lehtë për t'u bërë. 

8 Shtator 2023, 14:19 Nga A.B
'Thashë sa e lehtë ishte për t'u bërë
Dashnor Sula

TIRANË- Takimi i tre ditëve më parë, i Gazment Bardhit dhe Sali Berishës u komentua ditën e sotme nga deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula. Teksa ishte i ftuar në 'News 24', ai tha se bashkimin e PD-së, e ka në dorë Berisha.

Po ashtu, për takimin e 5 shtatorit, ai tha se i komunikoi kolegut të tij Korreshit, se bashkimi i demokratëve paska qenë shumë i lehtë për t'u bërë. 

Një mesazh ai e ndau edhe për demokratët. 'Mos e çoni grushtin deri në fund'- i drejtohet Sula kolegëve. 

PJESË NGA DEKLARATA E SULËS:

'Bashkimin e PD e ka në dorë Berisha. 

Unë jam njeri që nuk hiqem si hipokrit, nuk jam njeri që tjetër mendoj e tjetër veproj e tjetër them. Kam parë në datën 5 shtator, që përkoi edhe me Nënë Terezën, kur pashë Berishën të ciltër, i thashë zotit Korreshi:

E kupton sa e lehtë ka qenë kjo punë, për të qenë të gjithë bashkë

U kam thënë të gjithë kolegëve që të mos e cojnë grushtin deri në fund. Unë nuk kam sharë asnjërin. Unë dal bëj denoncime të forta, kur dal e kam mendjen të mbledhur.'

dashnor sula

Sondazh

Poll