Politike

Arrestimi i Bajrit në Francë, Berisha: U informua dhe iku! Mori pjesë aktive në zgjedhjet vendore

Berisha deklaroi se Behar Bajri u informua dhe më pas u largua nga vendi.

8 Shtator 2023, 12:46 Nga A.B
Arrestimi i Bajrit në Francë, Berisha: U informua dhe iku! Mori
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi përballë mediave se Behar Bajri, i cili u arrestua në Francë pasi doli në përgjimet e EncroChat, u informua dhe më pas u largua nga vendi.

“Është një nga kriminelët më të rrezikshëm të Shqipërisë, i cili u informua dhe iku, mori pjesë aktive në zgjedhje në mbledhjet që zhvilloi Spiropali, ndrikulla e krimit.

Mandati i Shkodrës është mandate mbi krimin. Është një akt tmerrësisht i rëndë, që qytetarët e Shkodrës s’do e pranojnë kurrë. Karrigia e atij që është instaluar në Bashki, janë të fshehura vrasjet”, tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll