Politike

U pyet a do pranonte nëse Berisha propozon Gazment Bardhin në zgjedhjet e 2025 për kryeministër, ja si përgjigjet Meta

Meta tha se kërkon vetëm të respektohet çdo parim demokratik.

8 Shtator 2023, 12:37 Nga f.i
U pyet a do pranonte nëse Berisha propozon Gazment Bardhin në
Ilir Meta

TIRANË- Pas takimit në selinë e PD-së, kreu i PL-së Ilir Meta u pyet sot nëse do e pranonte një propozim të mundshëm të aleatit të tij Sali Berisha për Gazment Bardhin si kandidat për kryeministër.

Meta tha se kërkon vetëm të respektohet çdo parim demokratik.

Nëse do të jeni bashkë me Berishën dhe në 2025 dhe nëse ai propozon Gazment Bardhin për kryeministër do ta pranonit?

Meta: Nuk jemi këtu për t’u marrë me këto çështje. Ju e dini që ne jemi të angazhuar për të respektuar çdo parim demokratik.

ilir meta sali berisha

Sondazh

Poll