Politike

'Bardhi kandidat për kryeministër?'/ Berisha: Unë nuk do frenoj njeri që të marrë pjesë në gara brenda PD

Berisha tha se nuk frenon askënd, por la të kuptohet se “kryeministri i ardhshëm” nga opozita do të zgjidhet me garë.

8 Shtator 2023, 13:00 Nga A.B
'Bardhi kandidat për kryeministër?'/ Berisha: Unë nuk
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike i është përgjigjur interesit të gazetarëve në lidhje me marrëveshjen e fundit që bëri me grupin e deputetëve që mbështet Gament Bardhin.

Kur u pyet për mundësinë që Bardhi të jetë kandidat për kryeministër, Berisha tha se nuk frenon askënd, por la të kuptohet se “kryeministri i ardhshëm” nga opozita do të zgjidhet me garë.

"Të gjitha hipotezat mund të ngrihen, por unë nuk do frenoj njeri që të marrë pjesë në cilëndo gare të PD. Cilido. Ky është qëndrimi i pandryshueshëm i Berishës. Unë kam sjellë në parti garën. Cilido ka të drejtë të garojë për cdo post. Ka një ndryshim si dita dhe nata mes PD sot dhe PS"

sali berisha

Sondazh

Poll