Politike

"Telefonat në Kryeministri kanë dendësinë më të lartë"/ Berisha akuza Qeverisë: Shqipja është gjuha e dytë në bisedat e transkriptuara në EncroChat

Kryedemokrati shtoi se telefonat e kryeministrisë, kanë pasur dendësinë më të lartë të bisedave me krimin. 

8 Shtator 2023, 12:50 Nga A.B
"Telefonat në Kryeministri kanë dendësinë më
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi ditën e sotme në konferencën e përjavshme me gazetarët se shqipja është gjuha e dytë më e përdorur në bisedat e transkriptuara në EncroChat. Madje, kryedemokrati shtoi se telefonat e kryeministrisë, kanë pasur dendësinë më të lartë të bisedave me krimin. 

Ai shtoi se gjithsej 15 mijë telefona janë disponuar vetëm nga shqiptarët.

PJESË NGA DEKLARATA E BERISHËS:

E dëgjuat zëdhënësin e krimit se si i mashtroi shqiptarët, policia e shtetit kontribuoi tha, por mençuria e francezëve që nuk u tregoi ku e kishin kapur dhe ky shpalli Parisin se aty e kapi policia shqiptare. Policia franceze ekipi që merret me të kërkuarit e arrestoi në Strasburg.

Po çfarë do që të thotë Balla nuk mund të diskreditohet më shumë seç është por ne do të bëjmë dora dorës ne do bëjmë çfarë të kemi në dorë që bisedat e tij me bandat e krimit të dalin.

Është një nga eksponentët, por nuk është i vetmi. Se ato telefonat në kryeministri kanë pasur dendësinë më të lartë. Dhe statistikat që unë ju them ju del. Kam informuar se shqipja është gjuha e dytë dhe këtë e konfirmon edhe Brukseli, se shqipja është gjuhë e dytë nga bisedat e transkriptuara.

Ju them se ndërtesa e Këshillit të Ministrave ka dendësinë më të lartë të telefonave të kriptuar në Shqipëri të cilët kanë qenë gjithsej 8 mijë dhe 7 mijë në Europë, 15 mijë telefona janë disponuar vetëm nga shqiptarët, tre katër lloje janë.

 

sali berisha

Sondazh

Poll