Aktualitet

“Më vuri putrat në gjoks kur po flisja në Facebook”, bariu nga Kukësi tregon bisedën me shokun nga Anglia: S

21 Tetor 2019, 16:14 Nga DOSJA
“Më vuri putrat në gjoks kur po flisja në Facebook”,

TIRANË– Ekrem Onuzi i shpëtoi për një fije vdekjes pasi u sulmua nga një ari në malin e Gjallicës ndërkohë që kishte dalë për të kullotur bagëtitë.

Kafsha e sulmoi papritur duke i shkaktuar dëmtime të mëdha në kokë, kofshë dhe duar, me të cilat është mbrojtur.

Unë kam 35 vite që kullos bagëtitë dhe has arinj, por kësaj radhe nuk e mora vesh se përse erdhi dhe ma vuri putrën në gjoks”, i tha Ekrem Onuzi, gazetares së “Abc News”, Ajgena Korbi.

Një moment dola pak sipër stanit tim dhe ndejta atje për një orë. Dëgjova qentë që po lihnin por nuk i vura re pasi po flisja me një shokun tim në Angli në Facebook. I thashë që një moment se po më sulmon ariun qentë, por ai s’po më besonte”, tha Onuzi duke theksuar se ishte ndërhyrja e qenve ajo që e shpëtoi nga kthetrat e kafshës.

Një moment e pash që më është sulur dhe më ka hedhur tre katër metra poshtë. Pastaj erdhën qentë dhe e larguan” tregon ai, ndërsa shpreh shqetësimin se helikopteri u vonua për të shkuar deri tek ai.

Bariu u mor me helikopter nga bjeshkët e Gjallicës duke u sjellë me urgjencë në Spitalin e Traumës ku edhe po trajtohet.

Mesditën e djeshme në malin e Gjallicës, në zonën e quajtur Sasat bariu Ekrem Onuzi u sulmuar nga një ari. Banorët e zonës vunë alarmin për t’i sjellë ndihmën sa më shpejt 45-vjeçarit. Ai mbërriti në Tiranë rreth orës 14:00, ku edhe mori ndihmën e parë mjekësore.

Marrë nga ABCNews

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ekrem onuzi njeriu sulmohet nga ariu ekrem onuzi njeriu sulmohet nga ariu

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Tetor 2019, 12:27

TIRANË– Bariu nga Kukësi, Ekrem Onuzi, i cili u sulmua ditën e djeshme nga një ari në malin e Gjallicës ka shpjeguar se si ka ndodhur e gjithë ngjarja nga ...

Aktualitet 21 Tetor 2019, 11:32

Është diçka që dihet dhe që të gjithë e kemi provuar. Parkimi në Tiranë është një nga provat më të vështira, veçanërisht nëse kemi përpara pl...