Aktualitet

Vritet 55-vjeçari në Shosh të Dukagjinit, po shkonte të merrte zahiretë e dimrit në Shkodër, nipërit e gjejnë të pajet

21 Tetor 2019, 10:49 Nga DOSJA
Vritet 55-vjeçari në Shosh të Dukagjinit, po shkonte të

SHKODËR– Vritet me armë zjarri 55-vjeçari Lazër Arra, (Pjetrushi) në fshatin Shosh në Dukagjin të Shkodrës. Ngjarja sipas policisë së Shtetit ka ndodhur në orën 12:00, dhe viktima është gjetur i pajetë.

“Shkodër/Informacion paraprak Me datë 21.10.2019, rreth orës 12:00, në fshatin Shosh, Shkodër, dyshohet se është vrarë me armë zjarri shtetasi L. A. 55 vjeç, banues në fshatin Palaj, Shosh, Shkodër. Shërbimet e policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin e kapjen e autorit.”-thotë policia.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se 55-vjeçari është qëlluar dy herë me armë zjarri, ndërkohë që nuk dihen ende motivet e ngjarjes. Lazër Arra jetonte në Shkodër, dhe po transportonte zahiretë e dimrit në Shkodër në momentin kur është vrarë. Të parët që kanë pikasur trupin e pajetë të “Pjetrushit” kanë qenë nipërit e tij, që jetojnë në fshatin Shosh.

Të dhënat janë të pakta, për shkak edhe të zonës së thellë ku ka ndodhur ngjarja. Policia është nisur drejt vendit ku ndodhi vrasja, i cili nga Shkodra është rreth 2 orë larg.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet lazer arra lazer pjetrushi vrasja ne dukagjin vrasja ne shosh te shkodres lazer arra lazer pjetrushi vrasja ne dukagjin vrasja ne shosh te shkodres

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Tetor 2019, 11:32

Është diçka që dihet dhe që të gjithë e kemi provuar. Parkimi në Tiranë është një nga provat më të vështira, veçanërisht nëse kemi përpara pl...