Aktualitet

Diplomimi i policëve të rinj, Ardi Veliu bën bilancet: Këtë vit sekuestruam 72 milionë euro pasuri nga krimi

21 Tetor 2019, 11:33 Nga DOSJA
Diplomimi i policëve të rinj, Ardi Veliu bën bilancet:

TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i Polisisë së Shtetit, Ardi Veliu, ka shfrytëzuar ceremoninë e diplomimit të policëve të rinj për të bërë bilancin e punës së uniformave blu për vitin e fundit.

Në deklaratën e tij para studentëve të sapodiplomuar, Veliu u shpreh se janë sekuestruar 72.1 milionë euro pasuri e ardhur nga veprimtari kriminale. Po ashtu Veliu tha se janë goditur 32 grupe kriminale prej të cilave 21 grupe kriminale me aktivitet në fushën e narkotikëve.

PJESË NGA FJALA

Gjatë këtij viti policia e shtetit ka qenë e angazhuar maksimalisht në përmbushje të prioriteve kryesore në luftën kundër krimit të organizuar, parandalimit dhe goditjen e veprimtarisë kriminale, rritjen e parametrave të sigurisë, rritjen e standardeve e kontrollit dhe mbikqyrjes së kufirit si dhe parandalimin dhe goditjen e krimit ndërkufitar.

Vlen për tu përmendur sekuestrimi në total i 72.1 milion eurove pasuri të luajtshme ose jo, llogari bankare dhe të ardhura cash që kanë ardhur nga veprimtari i kriminale i personave dhe grupeve kriminale ose 41.8 milion euro se në 2018.

Janë goditur 32 grupe kriminale prej të cilave 21 grupe kriminale me aktivitet në fushën e narkotikëve. Janë zhvilluar 275 operacione policore prej të cilave 62 operacione në bashkëpunim me partnerërt dhe agjencisë ligjzbatuese ndërkombëtare, 175 operacione falë bashkëpunimit dhe besimit të qytetarëve. Janë kapur 1446 persona në kërkim ose 2.6% më shumë se në periudhën janar-shtator 2018.

Sot është zhvilluar ceremonia e diplomimit për 402 oficerë të rinj të Policisë Kriminale dhe Patrullës së Përgjithshme. Ceremonia është mbajtur para ministrisë së Brendshme. Në ceremoni kanë marrë pejsë Lleshaj dhe drejtues të lartë të Policisë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ardi veliu ceremonia për diplomimin e oficerëve policet e rinj ardi veliu ceremonia për diplomimin e oficerëve policet e rinj

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Tetor 2019, 11:32

Është diçka që dihet dhe që të gjithë e kemi provuar. Parkimi në Tiranë është një nga provat më të vështira, veçanërisht nëse kemi përpara pl...