Aktualitet

21 Tetor 2019, 12:27 Nga DOSJA

TIRANË– Bariu nga Kukësi, Ekrem Onuzi, i cili u sulmua ditën e djeshme nga një ari në malin e Gjallicës ka shpjeguar se si ka ndodhur e gjithë ngjarja nga spitali i Traumës në Tiranës.

Në një prononcim për FaxNews ai ka treguar se sulmi ndaj tij nuk ka zgjatur shumë dhe e gjitha falë qenëve të stanit që i erdhën menjëherë për ndihmë. Gjithashtu 45-vjeçari nuk ka lënë pa përmendur faktin që shërbimi i ambulancës nuk i ishte përgjigjur.

“Isha duke ikur sipër përmbi bjeshkë dhe dola nja një orë sipër stanit që rri. I dëgjova qentë që po lefshin. Isha duke folur më një shok nga Anglia në Facebook. I thash për momentin mos më telefono, se një ari po u bie qenve. Me sekonda e kam parë që me është hedhur në gjoks, më ka hedh tre katër metra poshtë. Më ka kafshuar në kofshë, pas koke. Sapo iku iu fala Allahut së pari, dhe pastaj qenëve. Thirra familjarët që të më vinin për ndihmë. 127 nuk mu përgjigj. Erdhi një shok e më mbajti në shpinë. Të gjithë bashkëfshatarët më erdhën, i morën të gjithë në telefon. Jo e kemi helikopterin me shërbim më thoshin. Isha i tronditur se më kapi në befasi, ishte diku tek 500 kilogram. Sulmi nuk zgjati shumë, se më ndihmuan qentë. Telefonin ma hodhi nga 4-5 metra larg. E kapa duke u zvarritur. I pashë vetë tre qentë që iu hodhën në kokë,”-tregoi bariu. 

Mesditën e djeshme në malin e Gjallicës, në zonën e quajtur Sasat bariu Ekrem Onuzi u sulmuar nga një ari. Banorët e zonës vunë alarmin për t’i sjellë ndihmën sa më shpejt 45-vjeçarit. Ai mbërriti në Tiranë rreth orës 14:00, ku edhe mori ndihmën e parë mjekësore. 

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ekrem onuzi njeriu sulmohet nga ariu ekrem onuzi njeriu sulmohet nga ariu

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Tetor 2019, 11:32

Është diçka që dihet dhe që të gjithë e kemi provuar. Parkimi në Tiranë është një nga provat më të vështira, veçanërisht nëse kemi përpara pl...