Aktualitet

Me telefon në vesh, të dehur dhe pa rrip sigurimi/ Policia reprezalje shoferëve, mijëra gjoba vetëm për një javë (VD)

21 Tetor 2019, 15:16 Nga DOSJA
Me telefon në vesh, të dehur dhe pa rrip sigurimi/ Policia reprezalje

TIRANË– 67 drejtues mjetesh janë penalizuar javën që lamë pas pasi janë pikasur teksa drejtonin automjetet në mënyrë të parregullt.

Burime zyrtare bëjnë me dije se 19 prej tyre po drejtonin automjetin në mënyrë të dehur, 31 ishin pa patent, 16 kanë shkelur reregullat e qarkullimit rrugor, kurse një tjetër ishte larguar nga vendi i vuajtjes së dënimit duke thyer masën e dhënë nga Gjyakta.

Ndërkohë, bëhet me dije se përveç ketyre 67 drejtues mjetesh, janë gjobitur edhe mijëra të tjerë në qytete të tjera të Shqipërisë për shkelje të ndryshme të qarkullimit rrugor.

Qindra patenta janë pezulluar pasi drejtuesit e mjeteve janë kapur në gjendje të dehur. Të tjerë janë gjobitur pasi nuk kanë pasur rrip sigurimi dhe disa të tjerë udhëtonin me shpejtësi jashtë normave të lejuara.

Gjithashtu pas kontrolleve është gjetur edhe një motor që rezultonte i vjehdur.

Njoftimi nga Policia Rrugore

Policia Rrugore, gjatë javës, ka proceduar penalisht 67 drejtues mjetesh për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt dhe shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, 45 prej te cileve në Tiranë.

Përgjatë javës dhe veçanërisht gjatë fundjavës, Policia Rrugore në të gjithë vendin, në bashkëpunim edhe me Njësinë Operacionale të Sigurisë së Autostradave ka organizuar patrullime me përzgjedhje dhe veprime policore të përbashkëta, duke u fokusuar në rrugët dhe zonat problematike ku konstatohet tejkalim i normave të shpejtësisë, zhurma shqetësuese nga mënyra e drejtimit të mjetit, drejtimi i mjeteve pas përdorimit të alkoolit dhe shkelje të tjera që janë burim për aksidente rrugore me pasoja për jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës.

Në funksion të kontrolleve parandaluese, janë evidentuar dhe:

Nisur nga dinamika dhe shpërndarja e aksidenteve të ndodhura dhe analiza e shkaqeve te ndodhjes se tyre, Policia Rrugore ka shtuar shërbimet me mjete civile dhe të uniformuara, me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e drejtueseve të automjeteve që përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, që kryejnë parakalime e manovra të rrezikshme në rrugë dhe që qarkullojnë me shpejtësi tej normave të lejuara.

Në funksion te rritjes se sigurisë ne rruge, gjatë javës që lamë pas janë vendosur 1 237 masa administrative për përdorim celulari gatë drejtimit të mjetit, 1 789 masa për parakalime të gabuara dhe manovra të rrezikshme në rrugë, 295 masa për shpejtësi tej normave të lejuara.

Gjithashtu janë vendosur 3 579 masa administrative për parkime të gabuara e shkelje të tjera.

Me gjithë masat e shtuara dhe rritjen e prezencës në rrugë, Policia Rrugore konstaton me shqetësim se shumë drejtues mjetesh abuzojnë duke shkelur rregullat e qarkullimit rrugor, sikundër edhe këmbësorët nuk respektojnë rregullat e kalimit nga njëri krah i rrugës në tjetrin apo biçiklistët të cilët nuk ndriçojnë me sinjale fosforeshente biçikletat e tyre kur udhëtojnë natën me qëllim që të jenë të dallueshme nga drejtuesit e automjeteve.

Policia Rrugore do të intensifikojë masat me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve dhe këmbësorët që të respektojnë rregullat e qarkullimit dhe sinjalistikën rrugore dhe fton qytetarët që të denoncojnë çdo shkelje që cenon sigurinë rrugore në numrin pa pagesë 112 dhe në Komisariatin Dixhital.

#Bashkëpërsigurinërrugore!

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet policia rrugore policia rrugore me ‘dorë të hekurt’ policia rrugore policia rrugore me ‘dorë të hekurt’

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Tetor 2019, 12:27

TIRANË– Bariu nga Kukësi, Ekrem Onuzi, i cili u sulmua ditën e djeshme nga një ari në malin e Gjallicës ka shpjeguar se si ka ndodhur e gjithë ngjarja nga ...

Aktualitet 21 Tetor 2019, 11:32

Është diçka që dihet dhe që të gjithë e kemi provuar. Parkimi në Tiranë është një nga provat më të vështira, veçanërisht nëse kemi përpara pl...