Aktualitet

“Na vutë kujën, turp!”, kunata e Gjylametit e ashpër pas videos së aksidentit të Elton Macollit: Na lini në fatkeqësi

21 Tetor 2019, 14:58 Nga DOSJA
“Na vutë kujën, turp!”, kunata e Gjylametit e ashpër

TIRANË– Kunata e deputetes socialiste Blerina Gjylameti, Majlinda ka reaguar ashpër pas publikimit të pamjeve të aksidentit horror ku humbi jetën vëllai i ministres socialiste, Elton Macolli.

Në një status në rrjetet sociale, Majlinda Gjylameti kërkon që mediat t’i lënë familjarët në dhimbjen e tyre dhe të mos bëjnë shoë me fatkeqësinë e të tjerëve.

Kunata e deputetes e cilëson publikimin e pamjeve të aksidentit dhe komentet rreth tij si gjëra të poshtra që bëhn nga njërëz, të cilët ajo i quan monstra që të vënë kujën.

Kjo që po ndodh me gazetarinë shqiptare është e turpshme. Së pari do t’ju thoja se publikimi i videove të aksidenteve dhe si rrjedhojë komentet e lloj-lloj monstrash janë për të vënë kujën. Pse i rivrisni familjarët?! Pse duhet të bëni shoë me fatkeqësitë e të tjerëve?!!! Askush nuk e di se pse mund të ketë ndodhur ky aksident tragjik.

Që ta dini ju dhe kushdo që kërkon të bëjë shoë ose politikë me këtë fatkeqësi, Toni kurrë nuk ecte me shpejtësi dhe kjo mund të ketë ndodhur për arsye shëndetsore. Ndaj ju lutem lërini njerëzit me dhimbjen që kanë dhe heshtni e mos flisni kot,”– shkruan Majlinda Gjylameti në statusin e saj.

Pak orë më parë “Report TV”, publikoi pamjet e aksidentit horror ku humbi jetën Elton Macolli në tunelin Tiranë-Elbasan.

Videoja tregon momentin kur vëllai i Blerina Gjylametit teksa udhëtonte me mjetin e tij të modifikuar benzinë-gas përplaset me një kamion. Rrjedhja e gazit ka qënë ajo që i ka marrë jetën Maçollit, pasi makina e tij është përfshirë nga flakët.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksidenti i elton macollit blerina gjylameti majlinda gjylameti aksidenti i elton macollit blerina gjylameti majlinda gjylameti

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Tetor 2019, 12:27

TIRANË– Bariu nga Kukësi, Ekrem Onuzi, i cili u sulmua ditën e djeshme nga një ari në malin e Gjallicës ka shpjeguar se si ka ndodhur e gjithë ngjarja nga ...

Aktualitet 21 Tetor 2019, 11:32

Është diçka që dihet dhe që të gjithë e kemi provuar. Parkimi në Tiranë është një nga provat më të vështira, veçanërisht nëse kemi përpara pl...