Aktualitet

DETAJE/ Po vinte të festonte në Tiranë, eskorta e Albin Kurtit përplasi makinën e Policisë, si ndodhi aksidenti (DETAJE)

21 Tetor 2019, 11:01 Nga DOSJA
DETAJE/ Po vinte të festonte në Tiranë, eskorta e Albin Kurtit

Policia e Shqipërisë në një përgjigje për Gazetën Express kanë dhënë detaje për aksidentin e mbrëmshëm ku u përfshi eskorta e kreut të Vetëvendosjes, Albin Kurtit.

Gent Mullaj, zëdhënës i policisë në Shqipëri i ka thënë Express-it se në aksidentin e mbrëmshëm, ku u përfshi eskorta e Kurtit, ka pasur vetëm dëme materiale dhe asnjë person nuk është trajtuar nga mjekët.

“Nuk ka pësuar aksident z.Albin Kurti, makina e eksortës është goditur me një makinë tjetër, ka vetëm dëme materiale dhe asnjë lloj problemi tjetër”, ka thënë Mullai.

Vetura me të cilën Kurti po shkonte në Shqipëri për të festuar fitoren e VV-së, u aksidentua pasi eskorta që e shoqëronte i preu rrugën një makinë që vinte nga rruga dytësore dhe që po ecte me shpejtësi të ulët.

Tre automjetet e tjera kanë frenuar në kohë, por makina me të cilën ecte Albin Kurti e kishte të pamundur.  Atij i është  ofruar edhe një autoambulancë, por e ka refuzuar pasi nuk kishte pësuar lëndime.

Kurti, shoferi dhe dy personat e tjerë në automjet me të nuk janë lënduar, por vetëm janë tronditur nga përplasja.

Më pas Albini ka vijuar rrugën me një automjet tjetër drejt Tiranës, ku në orën 19:00 kishte planifikuar një takim te Millenium. Kurti arriti atje disa minuta me vonesë, dhe rreth orës 21:30 takimi ka përfunduar. Më pas u largua drejt Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar dje përmes një shkrimi në Facebook edhe Arlind Manxhuka nga sekretariati për media i VV-së.

“Sonte makina e Kryetarit të Lëvizjes Albin Kurti u aksidentua në një ndeshje zinxhirore të lehtë në Shqipëri kur po shkonte për te festa e fitores në Tiranë. Gjithçka është në rregull dhe asnjë njeri nuk është i lënduar. Aktivitetet vazhduan sipas axhendës dhe nuk ka vend për asnjë shqetësim”, ka shkruar Manxhuka.

Marrë nga GazetaExpress

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksidentohet albin kurti albin kurti aksidentohet albin kurti albin kurti

Sondazh

Poll