Aktualitet

Edmond Tupja zbulon planin e vjetër për faljen e Kosovës: Është e jona, por do mbetet në gjirin e Jugosllavisë!

21 Tetor 2019, 12:36 Nga DOSJA
Edmond Tupja zbulon planin e vjetër për faljen e Kosovës:

TIRANË- I pranishëm në tryezën e diskutimit kundër projektit Rama-Vuçiç për “Jugosllavinë e Re”, pedagogu Edmond Tupja ka folur mbi një plan të vjetër për faljen e Kosovës. Ai tregoi se babai i tij ka qenë partizan dhe që aso kohe Komisari i Brigadës kishte treguar se pas çlirimit do hyjë në gjirin e Jugosllavisë.

Është një parim bazë që mesa duket kryeministri e ka harruar. Në gjithë historinë e mendimit njerëzor, e kaluara shpjegon të tashmen dhe jo e kundërta. Kam pasur fatin e mirë të jem pjesë e ekipit të përkthyesve të veprave të Enver Hoxhës dhe dokumentave të partisë. Kemi përkthyer nga serbishtja në shqip, “Si do të dëbojmë shqiptarët” dhe aty kupton që nuk është aq e thjeshtë të shesësh një vend sot në emër të globalizimit. Im atë ka qenë partizan në brigadën e parë, ishte në demostratën e Elbasanit dhe më pas në 8 nëntor të 1941 ishte në burg. Im atë tregonte se kur ishte në luftë, shkoi një ditë te Komisari i Brigadës dhe i thotë “kam një gjë”. Çfarë ke i thotë ai? Më pyesin partizanët çfarë do bëhet pas çlirimit me Kosovën? Përgjigja e komisarit: Kosova është shqiptare, por pas çlirimit do hyjë në gjirin e Jugosllavisë, sepse Jugosllavia është më e zhvilluar, pra ishte bërë plani që atëherë. Ideja e heqjes së barrierave doganore është një krim, pjesë e një kolonizimi të Shqipërisë. Mendoi se duhet reaguar fort. Këtu është punë atdhe-dashurie“, u shpreh Tupja gjatë fjalës së tij.

Në fjalën e tij, Edmond Tupja theksoi se ideja e heqjes së barrieve doganore është një krim dhe se duhet reaguar fort.

(E.S. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet edmond tupja plani i vjeter per faljen e kosoves edmond tupja plani i vjeter per faljen e kosoves

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Tetor 2019, 12:27

TIRANË– Bariu nga Kukësi, Ekrem Onuzi, i cili u sulmua ditën e djeshme nga një ari në malin e Gjallicës ka shpjeguar se si ka ndodhur e gjithë ngjarja nga ...

Aktualitet 21 Tetor 2019, 11:32

Është diçka që dihet dhe që të gjithë e kemi provuar. Parkimi në Tiranë është një nga provat më të vështira, veçanërisht nëse kemi përpara pl...