Sport

Liverpooli i ka thënë “Jo” ofertës së Al Ittihad për “Faraonin” Mo Salah…

Sipas “Athletic”, Al Ittihad të enjten mbrëma (31/08) paraqiti një ofertë prej mbi 100.000.000 euro për Salah, me Liverpoolin që i qëndron vendimit të tyre për të mos shitur egjiptianin.

1 Shtator 2023, 14:38 Nga DOSJA
Liverpooli i ka thënë “Jo” ofertës së Al Ittihad

ANGLI - Gazetari i “Athletic” David Ornstein pretendon se Al Ittihad ka bërë një lëvizje vendimtare për të nënshkruar me Mohamed Salah, por Liverpool ka këmbëngulur në pozicionin e tij të qartë se sulmuesi egjiptian nuk është në shitje.

Sipas mediave të sipërpërmendura, të enjten mbrëma (31/08) menaxheri i Reds, Mike Gordon ka marrë një telefonatë nga Al Ittihad me një ofertë për Salah prej më shumë se 100.000.000 euro, ndërsa në propozim janë përfshirë edhe bonuset.

Pavarësisht se oferta ishte e madhe, Liverpool, sipas “Athletic”, e refuzoi menjëherë dhe njoftoi sërish se superylli 31-vjeçar nuk është në shitje. Kujtojmë se verën e kaluar Salah zgjati partneritetin e tij me skuadrën e “Anfield” për tre vjet dhe është futbollisti më i paguar i Jurgen Klopp me të ardhura prej 350.000 paundë në javë (rreth 408.000 euro).

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll