Sport

E FUNDIT! Ronaldinho pretendon, se kompania e akuzuar për mashtrim me kriptovaluta ka keqpërdorur emrin e tij…

Ish-futbollisti brazilian Ronaldinho ka dëshmuar para Kongresit, si pjesë e hetimit të mashtrimit të lidhur me kriptovalutat. Sipas futbollistit, kompania “18K Ronaldinho” ka përdorur imazhin e brazilianit për të tërhequr burime investimi.

1 Shtator 2023, 13:44 Nga DOSJA
E FUNDIT! Ronaldinho pretendon, se kompania e akuzuar për mashtrim me

BRAZIL - Tre vjet pasi u lirua nga burgu, pas akuzave për falsifikimin e dokumenteve të udhëtimit së bashku me vëllain e tij, Ronaldinho është sërish në telashe me drejtësinë.  Këtë herë ai është në gjyq për një mashtrim të dyshuar me kriptomonedhë.

Aktakuza pretendon se futbollisti veteran ishte ortak në një kompani, "18KRonaldinho", e cila shet kriptovaluta në këmbim të një kthimi 2% të të ardhurave ditore tek investitorët. Ankuesit kërkojnë dëmshpërblim prej më shumë se 56 milionë eurosh, pasi nuk kanë marrë asnjëherë pagesat e tyre.

Ish-futbollisti pretendoi para Kongresit se kompania ka keqpërdorur emrin dhe imazhin e tij për të tërhequr fonde investimi. Ai pretendon se kishte një kontratë me  “18KRonaldinho”, e cila parashikonte vetëm promovimin e një marke ore dhe asgjë më shumë.

Ronaldinho shtoi se kontrata e tij u negociua nga vëllai dhe agjenti i tij dhe se ai u takua vetëm dy herë me një nga partnerët e kompanisë gjatë xhirimeve për të promovuar orët. 

Ai deklaroi se nuk e autorizoi kurrë kompaninë në fjalë që të përdorte emrin ose imazhin e tij për të promovuar biznese financiare apo për të ofruar kriptovaluta.

"Ata përdorën emrin tim pa autorizim për të krijuar një kompani tjetër. Unë isha gjithashtu viktimë. Unë kurrë nuk kam pasur pronësi në këtë kompani dhe nuk kam autorizuar kurrë përdorimin e emrit apo imazhit tim," tha ai .

Mirëpo, siç pranoi ai, kur zbuloi se emri i tij ishte i përfshirë në këtë rast, nuk e denoncoi në polici dhe as nuk ngriti padi kundër kompanisë që ka keqpërdorur identitetin e tij.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll