Sport

Jeta e Jenni Hermoso është kthyer në ferr: sulmuesja është "e mbyllur në shtëpi" dhe dëshiron të kthehet në Meksikë

Lojtarja e kombëtares spanjole vazhdon të jetë nën presion ditë e natë, pas puthjes së diskutueshme të Luis Rubiales.

1 Shtator 2023, 11:00 Nga DOSJA
Jeta e Jenni Hermoso është kthyer në ferr: sulmuesja

SPANJE - Kur gjithçka tregonte se jeta e ndërkombëtareve spanjole do të ndryshonte (për mirë) pas fitimit të Kupës së Botës për femra, për Jenni Hermoso u kthye në... ferr. 

Sipas ‘Marca’, puthja e diskutueshme mes Rubiales dhe sulmueses vijon të ‘torturojë’ Hermoson, e cila është mbyllur në shtëpi, “sa më larg celularit dhe rrjeteve sociale”.

Sipas të njëjtit publikim, synimi i lojtares është që të udhëtojë sa më shpejt drejt Meksikës, për t'u rikthyer në Pachuca, ekipi që ajo përfaqëson. 

Tani për tani, Hermoso ndodhet në Madrid dhe vazhdon të jetë nën presion ditë e natë nga burime të ndryshme, të cilat po përpiqen të mbledhin më shumë informacion për episodin që luajti me Luis Rubiales, i cili ndërkohë është i pezulluar si president i Federatës Mbretërore të Futbollit Spanjol (RFEF).

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll