Sport

PROGNOZE/ Grupet “zjarr” me ndeshjet intriguese Napoli-Real, Bayern-United, Paris-Milan në Champions League…

Shihni detaje në tetë grupet e formuara. Ka sfida që premtojnë… Sezonin e ardhshëm ndryshon struktura…

1 Shtator 2023, 11:40 Nga DOSJA

ZVICER - Një sezon historik është gati të fillojë në Champions League (fillon më 19 shtator dhe finalja do të zhvillohet më 1 qershor në “Wembley”). Për herë të fundit do të luhet në formatin që kemi njohur vitet e fundit, pasi nga sezonin 2024-205 skuadrat bëhen 36 dhe grupet shfuqizohen (skuadrat do të luajnë 5 ndeshje në shtëpi dhe 5 jashtë).

Dhe nga shorti i së enjten i hedhur në Monaco, si zakonisht vitet e fundit, dolën disa grupe me një përbërje shumë të fortë...

Dhe nëse në grupin 1 janë dy emra të mëdhenj (Bayern, United), karakterizimi i grupit “të vdekjes” i përshtatet grupin të 6-tës, ku janë Parisi, Milani, Dortmundi dhe Newcastle... Dhe prania e këtij të fundit sjell përballjen e parë të madhe mes Katarit (pronarët e Parisit) dhe Sauditëve (pronarët e Newcastle) në tokën europiane. 

PROGNOZE/ Grupet “zjarr” me ndeshjet intriguese Napoli-Real,

Në mes të gjithë kësaj, le të theksojmë se Milani është i pamposhtur në katër ndeshjet evropiane që ka luajtur kundër parizienëve. Dy fitore dhe dy barazime, në katër ndeshje të Champions League.

Për sa i përket grupit të parë me Bayern Munich dhe Manchester United (i plotësuar nga Kopenhagen dhe Galatasaray shumë e forcuar e këtij viti), "Djajtë e Kuq" vetëm ndaj Barcelonës (5 herë) kanë humbur më shumë ndeshje në Champions League sesa ndaj bavarezëve (4), megjithatë një nga fitoret e tyre vendimtare ishte në finalen mitike të vitit 1999.

Që këtu e tutje, në grupin e 3-të kemi përballjen mes Realit dhe Napolit me dy skuadrat që janë takuar për herë të parë në vitin e largët 1990, kur Napoli kishte fituar kampionatin në Itali dhe u hodhën në short në raundin e parë të Kupës së Kampionëve me Madridin që fitoi 1-0 në “Bernabeu” (me gol të Butragenio) dhe me Napolin e Maradonës barazoi në 0-0 në ndeshjen e dytë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll