Sport

Ballkani i Ilir Dajës, në mesditë do të njohë kundërshtarët në Conference League…

Kampionët e Kosovës, Ballkani për herë të dytë me radhë, kanë arritur që të kualifikohet në fazën e grupeve të Conference League, e treta më rëndësi në kontinentin europian

1 Shtator 2023, 11:20 Nga DOSJA

MONACO - Ballkani, skuadra kampione e Kosovës, që drejtohet nga trajneri Ilir Daja, pasi mposhti në “play-off” skuadrën bjelloruse BATE Borisov me rezultatin e përgjithshëm 4-2 (4-1), u kualifikua për dytën radhazi në fazën e grupeve të Conference League.

Sot, duke nisur nga ora 14:30, skuadra portokalli nga Suhareka, do të mësoje emrat e kundërshtarëve të tyre në grupe, pas shortit që do të hidhet në Monako. Siç është pritur, Ballkani vazhdon të mbetet në vazon e katër të Conference League, qç do të thotë se do të përballet me kundërshtarë më të forte dhe me koeficient më të lartë.

Ballkani i Ilir Dajës, në mesditë do të njohë

Kështu, në vazon e parë të Conference League bëjnë pjesë skuadra të njohura si: Eintracht Frankfurt, Dinamo Zagreb, Clubb Brugge, AZ, Gent, Fenerbahçe, Lille dhe Ferencvaros.

Vazo e dytë po ashtu do të jetë interesante, ku në të bëjnë pjesë: PAOK, Slovan Bratislava, Maccabi Tel Aviv, Viktoria Plzen, Aston Villa, Ludogorets Razgrad, Fiorentina dhe Bodo/Glimt.

Vazo e tretë përbëhet nga Genk, Zorya Luhansk, Astana, Beshiktash, HJK, Spartak Tmava dhe Olimpija Lubjana.

Në vazon e fundit aty ku është edhe Ballkani, janë skuadrat e Zrinjski Mostar, KI, Aberdeen, Cukaricki, Breidablik dhe Nordsjælland.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll