Sport

EUROPA LEAGUE/ Goglat e shortit përplasin shqiptarët në grupin ‘H’, Xhaka përballë Xhixhës! Njihuni me përbërjen e grupeve…

Në orën 13:00 nisi procesi i hedhjes së shortit për ndarjen e grupeve për Europa League.

1 Shtator 2023, 14:05 Nga DOSJA

EUROPA LEAGUE/ Goglat e shortit përplasin shqiptarët në grupin

MONACO - UEFA i përziu edhe një herë sot në mesditë gogla në sallën “Grimaldi Forum” të Monacos. Në orën 13:00 nisi procesi i hedhjes së shortit për ndarjen e grupeve për Europa League.

Ajo që përhoqi vëmendjen ishte se në grupi ‘H’ do të kemi një përballje midis Bayer Leverkusenit dhe Qarabak, që nënkupton edhe një përballje shqiptarësh midis Granit Xhakës të ‘aspirinave’ dhe Redon Xhixhës që luan për azerët.

Ja dhe si u përcaktuan grupet pas hedhjes së shortit:

Grupi A: West Ham, Olympiacos, Freiburg dhe Backa Topola

Grupi B: Ajax, Marseille, Brighton dhe AEK

Grupi C: Betis, Rangers, Sparta Prague dhe Arys Limassol

Grupi D: Atalanta, Sporting, Sturm Graz dhe Rakow

Grupi E: Liverpool, LASK, Saint Gilloise dhe Toulouse.

Grupi F: Villarreal, Rennes, Maccabi Haifa dhe Panathinaikos.

Grupi G: Roma, Slavia, Sherifi dhe Servette.

Grupi H: Leverkusen, Qarabag, Molde dhe Hacken.

EUROPA LEAGUE/ Goglat e shortit përplasin shqiptarët në grupin

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll