Sport

Numër rekord i ri botëror tifozësh në një ndeshje volejbolli femrash në kampionatin e kolegjeve amerikane - Shikoni videot!

Në Nebraska të Shteteve të Bashkuara 92.003 spektatorë festuan fitoren e skuadrës vendase të Huskers vendas mbi Omaha, duke vendosur dhe një rekord të pabesueshëm botëror shikuesish

1 Shtator 2023, 11:50 Nga DOSJA
Numër rekord i ri botëror tifozësh në një ndeshje

SHBA - Një nga skuadrat më të suksesshme të volejbollit të femrave në historinë e kampionatit të kolegjeve amerikane, Nebraska Huskers (5 kampionate, 102 herë e renditur nr.1) tani është edhe pronare të një rekordi unik që tejkalon kufijtë e volejbollit të femrave.

Që nga fundi i sezonit të kaluar, zyrtarët e kolegjit kanë njoftuar vendimin e tyre për ta bërë 30 gushtin "Ditën e Volejbollit" në Nebraska dhe atë ditë ndeshja e tyre kundër Omahas do të zhvillohej në stadiumin Memorial. Stadiumi që përdoret nga ekipi i futbollit amerikan të kolegjit dhe ka një kapacitet prej 85.458 spektatorësh.

Në fund të prillit, katër muaj para ndeshjes, ishin shitur 82.000 bileta (!!!) dhe në vijim u bë historia. Numërimi përfundimtar tregoi 92.003 spektatorë (diferenca nga kapaciteti i stadiumit përcaktohet nga spektatorët që ishin brenda fushës së lojës) dhe Nebraska hyri në Librin e rekordeve “Guinness”.

Jo sepse shkatërroi çdo rekord të mëparshëm për një ndeshje volejbolli për femra (16.833 ishte frekuentimi më i madh ndonjëherë për një ndeshje dhe kjo ndodhi në vitin 2022 në ndeshjen Wisconsin-Florida përsëri për NCAA), por sepse 92.003 është një rekord i ri botëror për pjesëmarrje tifozësh në një ngjarje sportive për femra.

Në SHBA, rekordi përkatës ishte i vitit 1999 dhe lidhej me finalen e Kupës së Botës të futbollit kundër SHBA-së, kur femrat amerikane mposhtën Kinën me penallti.

Në prill të vitit 2022, skuadra e femrave të Barcelonës priti Wolfsburgun gjerman në gjysmëfinalen e parë të Champions League në “Camp Nou”, duke fituar 5-1 dhe duke festuar një rekord të ri të frekuentimit botëror, pasi 91.648 spektatorë e ndoqën ndeshjen...

Por tani rekordi botëror nuk zotërohet më nga futbolli i femrave (i cili po lulëzon në Evropë), por nga volejbolli, i cili është bërë sporti numër 1 në anën tjetër të Atlantikut.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ESPN (@espn)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll