Sport

VIDEO/ E dashura e Haaland vodhi shfaqjen, pasi norvegjezi u shpall “Lojtari i Vitit”...

Partnerja mahnitëse e Erling Haaland vodhi shfaqjen në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të UEFA-s për më të mirët e vitit.

1 Shtator 2023, 13:10 Nga DOSJA
VIDEO/ E dashura e Haaland vodhi shfaqjen, pasi norvegjezi u shpall

MONACO - UEFA ka shpallur rezultatet e votimit të trajnerëve të Champions League dhe gazetarëve për më të mirët e sezonit 2022-2023, në Evropë.

Rezultatet nuk kishin surpriza, pasi Erling Haaland fitoi kategorinë e meshkujve.  Megjithatë, gjatë ceremonisë së çmimeve, e dashura e tij Isabelle Houseg Johansen ia vodhi shfaqjen sulmuesit norvegjez të Manchester Cityt, teksa kamerat u fokusuan te 19-vjeçarja mahnitëse.

Futbollisti 22-vjeçar është në një lidhje prej disa muajsh me 19-vjeçaren Isabelle, e cila është gjithashtu futbolliste, që i është bashkuar ekipit vendas norvegjez Bran kur ishte vetëm 5 vjeç. Në fakt, kështu ata të dy janë njohur.

Dyshja u rritën së bashku në akademi dhe filluan të takoheshin kur ylli norvegjez luante për Dortmundin. Miqësia e tyre fillestare u zhvillua në një marrëdhënie.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll