Sport

De Bruyne përfundon operacionin, tenton mrekullinë për t'u rikthyer brenda 2023-shit!

Futbollisti belg i Manchester Cityt u dëmtua që në ndeshjen e pare të kampionatit të këtij sezoni të Premier League, kundër Burnley-t

19 Gusht 2023, 08:03 Nga DOSJA
De Bruyne përfundon operacionin, tenton mrekullinë për t'u

ANGLI - Kevin De Bruyne iu nënshtrua një operacioni të suksesshëm duke shpresuar që të rikthehet në aksion brenda vitit 2023.

Lojtari belg u lëndua në ndeshjen e Cityt kundër Burnley-t në hapjen e Premierligës. Ai pësoi një kontuzion të rëndë në tendinën e gjurit dhe stafi mjekësor i Cityt vendosi që ai duhet të operohej.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Kevin De Bruyne (@kevindebruyne)

Ylli belg 32-vjeçar ka “ngarkuar” në rrjetet sociale foto me paterica dhe ka shkruar: “Lajmi pas ndeshjes së Burnleyt ishte një goditje vërtet e madhe për mua fizikisht dhe psikologjikisht.

Tani që operacioni ka përfunduar, jam gati të filloj rikuperimin dhe t'i rikthehem punës së shpejti. Faleminderit për mbështetjen". 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll