Sport

VIDEO/ Kane debuton me gol në Bundesligë, në fitoren e parë të Bayern Munich!

Sulmuesi anglez ka luajtur sot ndeshjen e tij të parë si titullar me fanellën e klubit bavarez dhe nuk ka pritur gjatë për të shënuar.

19 Gusht 2023, 07:27 Nga DOSJA
VIDEO/ Kane debuton me gol në Bundesligë, në fitoren e parë

GJERMANI - Bayern Munich ka mposhtur me rezultatin e thellë 0-4 Werder Bremenin në ndeshjen e parë të kampionatit. Në listën e golashënuesëve nuk mund të mungonte emri i Harry Kane-t. Sulmuesi anglez ka luajtur sot ndeshjen e tij të parë si titullar me fanellën e klubit bavarez dhe nuk ka pritur gjatë për të shënuar.

Në minutën e 74-t ish-sulmuesi i Tottenham-it tregoi aftësitë e tij përpara porte dhe i çoi shifrat përkohësisht në 0-2. Sezoni është i gjatë dhe Harry Kane premton mjaft gola me fanellën e Bayern-it, ashtu siç bëri për vite me radhë për Tottenham-in.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll