Bota

“Jo” e BE për negociatat, DASH: Jemi të zhgënjyer, nuk u vlerësuan përpjekjet e Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut

18 Tetor 2019, 20:51 Nga DOSJA
“Jo” e BE për negociatat, DASH: Jemi të zhgënjyer,

SHBA- Departamenti Amerikan i Shtetit ka reaguar pas vendimit të Këshillit Evropian për të mos hapur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Në një reagim të publikuar sot, DASH thekson se janë të zhgënjyer që Këshilli Evropian nuk njohu përpjekjet për reformat e forta të secilit vend me anë të një vendimi për të hapur tani negociatat për anëtarësim.

“Ne njohim faktin që Këshilli Europian nuk i tha “jo” as Shqipërisë dhe as Maqedonisë së Veriut, dhe as nuk përcaktoi kushte të reja për hapjen e negociatave për anëtarësim. Shpresojmë që Këshilli Evropian do të arrijë konsensus për një vendim pozitiv për të dy vendet kohë përpara Samitit BE-Ballkani Perëndimor majin e vitit të ardhshëm”, thuhet në deklaratën e DASH.

Dështojnë negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Donald Tusk konfirmoi se pas diskutimeve të gjata nuk nuk vendos për një “PO”. Pritet që në orët në vijim që KE të shpallë përfundimet. Meta u shpreh se asgjë s’ka përfunduar dhe nuk duhet humbur shpresa. Ndërsa Hahn u shpreh se vendimi është një zhgënjim, BE nuk mbajti premtimin.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota departamenti amerikan i shtetit deshtimi i negociatave me be departamenti amerikan i shtetit deshtimi i negociatave me be

Sondazh

Poll