Bota

‘Alo, jam presidenti Donald Trump. A më dëgjon?’ Trump telefonon astronautet në hapësirë

18 Tetor 2019, 18:09 Nga DOSJA
‘Alo, jam presidenti Donald Trump. A më dëgjon?’ Trump

AMERIKË – Donald Trump ka çuditur opinion publik me telefonatën e tij të bërë nga Shtëpia e Bardhë, në drejtim të dy astronauteve femra, të cilat ishin duke kryer një mision historik prej 5 orësh e gjysëm, në hapësirë.

Inxhinieret e Nasës, Christina Koch dhe  Jessica Meir, janë ndër astronautet e pakta femra të cilat kanë mundur të ecin në hapësirë, dhe këtë e realizuan me misionin e tyre sot, duke marrë dhe pseudonimin si ‘ motra hapësire’

Trump dukej mjaft i entuziasmuar për arritjen e dy grave, dhe vendosi ti telefononte ato gjatë kohës që ato ndodheshin ende në hapësirë.

Duke i uruar për misionin e kryer me sukses ai shtoi: ” Nuk mendoj se unë do të doja të bëja diçka të ngjashme me këtë që keni bërë ju. ”

Trump i pyeti vajzat nëse ato kishin ndonjë mesazh për femrat e reja që po i ndiqnin në ato momente:

“Ne thjesht jemi duke bërë detyrën tonë. Nuk duam ta lavdërojmë veten më shumë seç duhet pasi ka patur edhe femra të tjera astronaute, të cilat kanë ecur në hapësirë. Ne nuk jemi të parat, dhe as të fundit.” – janë shprehur Christina dhe Jessica.

Burimi:News.sky

E.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota christina koch donald trump jessica meir christina koch donald trump jessica meir

Sondazh

Poll