Bota

Pasagjerja vesh 2,5 kile rroba për të shmangur pagesën ekstra të bagazheve

18 Tetor 2019, 20:33 Nga DOSJA
Pasagjerja vesh 2,5 kile rroba për të shmangur pagesën ekstra

FILIPINË – Gel Rodrigez, është emri i pasagjeres filipinase, e cila pasi valixhja e saj i tejkaloi 7 kilet e lejuara, për të evituar pagesën ekstra të rrobave të ngelura, vendosi ti veshë të tëra ato.

Gel veshi në trupin e saj rreth 2,5 kile rroba,  duke e bërë super të lodhshëm udhëtimin e saj.

Ajo arriti ti kalonte rrobat e saj në mënyrë të suksesshme, pa pasur nevojë të paguante asnjë kosto shtesë, por u shpreh se nuk do ta përsëriste më kurrë diçka të ngjashme, pasi trupi i saj ka qënë gjatë gjithë kohës në dhimbje nga pesha e shtuar e rrobave.

Gjithashtu ajo raporton se kishte tmerrësisht vapë, dhe se rrobat në një pikë po i shkaktonin asaj probleme me frymëmarrjen.

Fotot e saj të postuara në rrjetin e Facebook, kanë bërë xhiron e botës, ku disa njerëz e kanë cilësuar veprimin e saj të zgjuar, e disa të tjerë e kanë parë si një veprim totalisht idiot.

Burimi:Daily Mail

E.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota gel rodrigues pasagjerja vesh 2.5 kile rroba gel rodrigues pasagjerja vesh 2.5 kile rroba

Sondazh

Poll