Bota

‘Nuk bëja dot as dhe një filxhan çaji pa i futur ajo hundët’ 33-vjeçari therr për vdekje të dashurën e tij

18 Tetor 2019, 15:15 Nga DOSJA
‘Nuk bëja dot as dhe një filxhan çaji pa i futur ajo

BRUMWIÇ, ANGLI – Michael Foran, 33-vjeç ka mbytur me duart e tij, dhe më pas e ka qëlluar disa herë me thikë në fyt, të dashurën e tij prej 10 vjetësh, 33-vjeçaren June Jones.

Michael pas vrasjes së të dashurës së tij, e fshehu trupin e saj në banjon e apartamentit ku jetonin së bashku, dhe e mbajti aty për rreth 3 javë, duke i thënë kujtdo që telefononte për ta kërkuar atë, se ajo kishte dalë me miqtë e saj.

Pas 3 javëve pa asnjë shenjë të vajzës, policia u lajmërua dhe ajo e zbuloi trupin e viktimës, të mbuluar me gjak në vaskën e banjos së apartamentit.

Michael nuk ndodhej në shtëpi kur policia gjeti trupin e pajetë të vajzës, por ai u vu në dijeni dhe mori menjëherë në telefon mamanë e tij, ku i kërkoi ta mbulonte për krimin e bërë, por mamaja e refuzoi duke i thënë atij që më e mira për të është të vetë dorëzohej në polici.

Pas 5 ditësh në kërkim, 33-vjeçari ra në prangat e policisë.

I pyetur se përse e vrau të dashurën e tij, ai u shpreh:

” Nuk munda ta duroj më. Kam 10 vite që e duroj përditë, përditë! Njeri jam dhe unë, kalova një moment dhe e vrava. Familja e saj dhe ajo më kanë abuzuar për 10 vite rresht. Nuk mund të bëja as një filxhan çaji pa i futur ajo hundët në punët e mia!

Më bërtisnin për çdo gjë, më shanin, më fyenin. Ma bëri gropën! E vrava dhe do shkoj në burg!

E çfarë priste tjetër familja e saj nga unë?! Ja pra, e morën atë që kërkuan për ferrin që më kanë bërë të kaloj kto 10 vite.

Më vjen keq për atë që bëra, nuk doja ta bëja. Por e humba, njeri jam dhe unë. Ma kanë nxirë jetën për 10 vite rrjesht, mjaft më! ”

Viktima kishte shenja në tërë fytyrën e saj, dhe ekspertiza mjeko-ligjore zbuloi të paktën 12 të çara thike në qafën e saj.

Djali pritet të dënohet javën e ardhshme.

Burimi:METRO 

E.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota angli june jones michael foran angli june jones michael foran

Sondazh

Poll

Bota 18 Tetor 2019, 11:55

MEKSIKË- Në një qytet të Meksikës është regjistruar një luftë e vërtetë mes policisë dhe një karteli droge. Përplasja mes tyre ka nisur për shkak se kartel...