Bota

E drogojnë në tavolinën e pokerit, më pas i vjedhin Rolexin në hotel/ Policia shpall në kërkim dy gratë amerikane

18 Tetor 2019, 17:53 Nga DOSJA
E drogojnë në tavolinën e pokerit, më pas i vjedhin Rolexin

FLORIDA Policia e Floridës ka shpallur në kërkim dy gra, të cilat akuzohen se kanë droguar një lojtar pokeri në kazinon “Seminole Hard Rock”, me qëllimin për ta dërguar atë në hotel, ku më pas i kanë grabitur atij orën e tij të shtrenjtë, si dhe një shumë të madhe parash.

Policia ka publikuar një video nga ambientet e kazinosë, ku duken qartë dy gratë dhe viktima, teksa janë të ulur në tavolinën e pokerit.

 

Lojtari i tha policisë se atij i kishin rënë të fikët në momentin e parë që kishte hyrë në dhomën e hotelit, dhe kur ishte zgjuar kishte kuptuar se ora e tij e firmës ‘ Rolex’, e cila kushtonte rreth 15.000 dollarë, mungonte.

Përveç orës, atij i mungonin gjithashtu edhe rreth 1000 dollarë në kesh.

Në video duket skena e mirë menduar e përgatitur nga gratë.

Teksa ato i afrohen atij në tavolinën e pokerit dhe nisin një bisedë me të, më pas treshja zhvendoset në makineritë e fatit, ku njëra prej grave përpara se ti jepte atij një pije , i hedh diçka brenda, që me siguri ka qënë drogë.

Burimi:Sky.News

E.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota dy grate drogojne lojtarin e pokerit florida dy grate drogojne lojtarin e pokerit florida

Sondazh

Poll