Bota

Protestat paralizojnë Katalonian, ish-presidenti i arratisur Carles Puigdemont vetëdorëzohet në polici

18 Tetor 2019, 15:56 Nga DOSJA
Protestat paralizojnë Katalonian, ish-presidenti i arratisur Carles

KATALONIA – Protestat masive vazhdojnë për të pestën ditë rradhazi në Katalonia, ku me qindra mijëra njerëz shihen nëpër rrugët e Barcelonës.

Protestat kanë nisur që prej ditës së hënë, ku 9 deputetë dhe aktivistë për pavarsinë e Katalonias, u dënuan me 13 vitë burgim nga gjykata e vendit.

Mes të dënuarve ishte dhe ish presidenti katalonas Carles Puigdemont, i cili ishte arratisur dhe jetonte në belgjikë.

Ditën e sotme gjykata spanjolle ka lëshuar një urdhër të rri për arrestimin e tij, dhe mesa duket ish presidenti është vetë dorëzuar në policinë belge, por ka mohuar akuzat dhe ka mohuar gjithashtu në mënyrë katgorike ekstradimin e tij për në shtetin spanjoll.

Protesta masive kundër burgosjes së aktivistëve për pavarsinë e Katalonias, ka pezulluar dhe ndeshjen midis Barcelonës dhe Real Madridit, e cila do të zhvillohej më 26 tetor, por tashmë ndeshja do të shtyhet për më vonë.

Gjithashtu rreth 46 fluturime në vend, janë pezulluar sot në Barcelonë, e ndërsa ka raportime për të lënduar gjatë protestës.

Metrot dhe rrugët kryesore janë mbyllur, dhe gjithçka është kaotike ditën e sotme në Barcelonë dhe në Katalonia.

Burimi:News.Sky

E.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota carles puigdemont katalonia protestat e katalonias carles puigdemont katalonia protestat e katalonias

Sondazh

Poll

Bota 18 Tetor 2019, 11:55

MEKSIKË- Në një qytet të Meksikës është regjistruar një luftë e vërtetë mes policisë dhe një karteli droge. Përplasja mes tyre ka nisur për shkak se kartel...