Bota

Hetohen për korrupsion financiar bodigardët e Papa Françeskut / Vatikan

18 Tetor 2019, 16:16 Nga DOSJA
Hetohen për korrupsion financiar bodigardët e Papa Françeskut /

VATIKAN – Bodigardi kryesor i Papa Françeskut, Domenico Giani, 51 vjeç ka dhënë dorëheqjen këtë të hënë nga posti i tij, pasi pati një mos qartësim gjatë hetimit financiar të kryer për të.

Vatikani raporton se Domenico nuk ka asnjë faj për mos qartësinë e kryer gjatë hetimit të tij, por ai ka vendosur të dalë jashtë skene, duke dhënë dorëheqjen në mënyrë që t’i lejojë organet kompetente të kryejnë më së miri punën e tyre.

Një raport i policisë së Vatikanit e firmosur nga Domenico, i cili është dhe shefi i sigurisë së Papës në Vatikan, ka dalë për mediat në fillim të këtij muaji.

Sipas raportit policor, janë 5 bodigardë të cilët janë pezulluae nga detyra e tyre, pasi për ta po kryhet një hetim financiar, sepse mendohet që bodigardët kanë shfytëzuar postin e tyre për të fituar më tepër para.

Ende nuk dihet identiteti i njeriut i cili e bëri raportin e policisë së Vatikanit publik, pasi nëse sdo të ishte për të, ky lajm nuk do të kishte dalë kurrë për mediat.

Papa Françesku kreu një takim më bodigardin, dhe e falenderoi atë për 20 vitet e tij të shërbimit pranë Papës.

Papa tha se bodigardi është një nga njerëzit më besnik të tij, dhe ai nuk do ta harrojë kurrë atë.

Bodigardi Domenico, u shpreh se dorëheqja e tij vjen si pasojë e turpit të madh që ai ndjen, pasi u përfshi në skandalin e hetimit financiar.

Burimi:CNN

E.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota domenico giani papa françesku vatikan domenico giani papa françesku vatikan

Sondazh

Poll