Politike

Negociatat dështuan, Zaev nuk ndalet: Jemi më të fortë, synimi ynë është NATO

18 Tetor 2019, 09:00 Nga DOSJA
Negociatat dështuan, Zaev nuk ndalet: Jemi më të fortë,

TIRANË– Kryeministri i Maqedonisë së Veriut është shprehur se askush nuk mund t’ia ndalë reformat edhe pse negociatat me BE-në kanë dështuar.

Në një reagim në rrjetet sociale, Zaev shkruan se synimi i Maqedonisë së Veriut është anëtarësimi në NATO.

Askush nuk mundet të na i ndalë reformat dhe ndryshimet që bëmë së bashku dhe nga ky moment do të dalim vetëm më të fortë dhe me më shumë përvojë. Do të bëhemi anëtarë të NATO-s gjë e cila ishte qëllimi ynë strategjik nga pavarësia deri sot. Është e dukshme që Ballkani ka ndryshuar dhe që është bërë burim stabiliteti. BE-ja e di mirë këtë dhe duhet ta pranojë se Ballkani është evropian. Mbetemi të përkushtuar dhe me punë do të dëshmojë ku e kemi vendin”, shkruan Zaev.

Sot është mbyllur kapitulli i negociatave, ku Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë dështuar. Presidenti i Këshillit të Europës Donald Tusk ka konfirmuar lajmin se në samitin e sot¡m nuk do të ketë diskutime për negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike deshtojne negociatat me be zoran zaev deshtojne negociatat me be zoran zaev

Sondazh

Poll