Politike

“Edhe një student e di që Macron ka gabim trashanik”, Cakaj ‘shpërthen’ kundër presidentit francez: S’i jap askujt

18 Tetor 2019, 06:30 Nga DOSJA
“Edhe një student e di që Macron ka gabim trashanik”,

Tiranë- Mbrëmjen e djeshme, ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj ka reaguar ndaj deklaratës së presidentit të Francës Macron.

Cakaj tha se Macron ngatërroi liberalizimin e vizave  me procesin e hapjes së negociatave, dhe shtoi se këtë nuk e konsideronte diçka të qëllimshme.

“E di edhe një student se Macron ka gabim trashanik. Negociatat janë diçka tjetër dhe liberalizimi i vizave është diçka tjetër. Për këtë deklarata e Presidentit të Francës ishte politikisht jo e saktë. Nuk e kam detyrë ti jap askujt leksione bazike. Ka bërë vlerësim të gabuar për Shqipërinë dhe procesin. Është e parëndësishme nëse ai e din apo nuk e dinë”, u shpreh ai. 

Debati: 

Cakaj: Disa vende anëtare duke mos qenë të fuqishme mjaftueshëm për të bllokuar procesin e zgjerimit, e shtyjnë atë në vazhdimësi.

Bushati: Është më mirë të mos organizosh festa, por t’ju thuash njerëzve me korrektësi. Ju shoh këtu si përfaqësues të një qeverie 6 vjeçare. Janë ca kushte, dhe kur këto kushte në vend që të duartrokasim se u realizuan, na shtohen edhe disa kushte më të tmerrshme

Vasili: Cilat janë?

Cakaj: E di edhe një student se Macron ka gabim trashanik. Negociatat janë diçka tjetër dhe liberalizimi i vizave është diçka tjetër. Për këtë deklarata e Presidentit të Francës ishte politikisht jo e saktë. Nuk e kam detyrë ti jap askujt leksione bazike. Ka bërë vlerësim të gabuar për Shqipërinë dhe procesin. Është e parëndësishme nëse ai e din apo nuk e din.

Bushati: Ato që tha Bundestagu, mendoj se janë më të tmerrshme se hapja e negociatave.

Bushati: Macroni tha se gjërat duhen bërë në një formë të caktuar, ai e dinte por tha që kjo duhet bërë kështu. Negociatat nuk është se nuk po happen se nuk janë plotësuar kushtet por që Europa nuk është pozicionuar në vetvete për procesin.

Hapen ose jo negociatat, sot vendoset fati i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Që prej ditës së djeshme po zhvillohet samiti i 17-18 tetorit ku janë pjesëtarë liderët e 28 vendeve të BE-së,  të cilët do të vendosin lidhur me çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike gent cakaj negociatat me be 2019 gent cakaj negociatat me be 2019

Sondazh

Poll