Politike

BE “Jo” zyrtare për negociatat, Macron: S’jemi gati për të hapur dyert. Merkel: Iu kthye shpina Shqipërisë e Maqedoni

18 Tetor 2019, 06:20 Nga DOSJA
BE “Jo” zyrtare për negociatat, Macron: S’jemi gati

BRUKSEL- Mbyllet kapitulli i negociatave, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut dështojnë.  Presidenti i Këshillit të Europës, Donald Tusk, ka konfirmuar lajmin se në samitin e sotëm nuk pati diskutime për negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut pasi gjatë debateve dje nuk është arritur për një “Po” për të dy vendet.  Pritet që në orët në vijim, KE të shpallë konkluzionet.

Për këtë vendim Presidenti Ilir Meta është shprehur se nuk duhet të humbet shpresa, pasi asgjë nuk ka përfunduar.  Ndërsa Johannes Hahn ka four me tone të ashpra, pasi është shprehur se vendimi është një zhgënjim dhe BE nuk mbajti premtimin.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Zoran Zaev i cili është shprehur se Maqedonia e Veriut është më e fortë dhe tashmë ka si synim NATO-n.

Ky lajm u parapri nga mediet italiane të cilat shkruan se pas debateve të ashpra mes liderëve të BE-së që  në Bruksel, nuk u arrit që të bindej Presidenti francez Macron dhe dy shtetet e tjera si Holanda me Danimarkën. Franca ka cituar arsyet procedurale për bllokimin e të dy vendeve, duke argumentuar se i gjithë sistemi i pranimit në BE ka nevojë për një rregullim. Por Parisi gjithashtu e ka të qartë pikëpamjen e tij se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria nuk janë të gatshme të fillojnë procesin e anëtarësimit në BE. Conte pas këtij vendi u shpreh se  mbledhja e djeshme do të mbahet mend si një gabim historik, pasi Europa duhet të merrte pranë vetes vende si Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Një ditë më parë Presidentja e Zgjedhur e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, u shpreh se negociatat janë vështirë për t’u hapur tani në tetor. Ajo në një deklaratë shtoi se shanset për një “Po” sot janë të vogla. Ndryshe mendonte Presidenti i PE, David Sassoli, i cili në një deklaratë për mediet dje  u shpreh se është shpresëplotë që sot të çelet drita jeshile, pasi sipas tij Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë punuar dhe i kanë përmbushur detyrat e tyre.

Tashmë Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria duhet të presin për aspiratën e tyre evropiane. Nuk dihet ende se kur mund  të bëheni pjesë e Europës, apo se kur do të nisë procesi të t;u bërë pjesë e familjes europiane.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike david sassoli dështojnë negociatat me be-në edi rama negociatat me be 2019 ursula von der leyen david sassoli dështojnë negociatat me be-në edi rama negociatat me be 2019 ursula von der leyen

Sondazh

Poll