Politike

Negociatat/ Basha për Euroactiv: Vendi ka nevojë për lidershiq të ri, duhen plotësuar kushtet e Bundestagut

18 Tetor 2019, 07:25 Nga DOSJA
Negociatat/ Basha për Euroactiv: Vendi ka nevojë për lidershiq

Tiranë- Kreu i PD-së Lulzim Basha për medien “Euroactiv” ka deklaruar se  Shqipëria ka nevoje për një lidership që të plotësojë kushtet e Bundestagut dhe të realizojë potencialin e plotë për hapjen e negociatave.

Vendimi i Këshillit Europian nuk është ai që dëshironim dhe shpresonim. Tani e gjithë energjia dhe fokusi ynë duhet të jetë tek kryerja e detyrave të shtëpisë. Gjermania ka shtruar 9 kushte që përbëjnë udhërrëfyesin për hapjen e negociatave të anëtarësimit. Ne duhet gjithashtu të luftojmë me efektivitet krimin dhe korrupsionin dhe të krijojmë mundësi për qytetarët tanë, që do të ndihmojë për të reduktuar emigracionin. Unë kam besim se vendi im e ka potencialin për të përmbushur këto kritere. Tani kemi nevojë për lidershipin që do ta realizojë potencialin e plotë të Shqipërisë.. u shpreh Basha.

Hapen ose jo negociatat, sot vendoset fati i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Që prej ditës së djeshme po zhvillohet samiti i 17-18 tetorit ku janë pjesëtarë liderët e 28 vendeve të BE-së, të cilët do të vendosin lidhur me çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Deri më tani kanë dalë kundër Franca, Holanda dhe Danimarka.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike lulzim basha negociatat me be 2019 lulzim basha negociatat me be 2019

Sondazh

Poll