Politike

Negociatat/ Kryeministri i Holandës ‘venit’ shpresat: Shqipëria ka bërë progres, por ka ende rrugë të gjatë

18 Tetor 2019, 08:20 Nga DOSJA
Negociatat/ Kryeministri i Holandës ‘venit’ shpresat:

KE- Këshilli i Evropës do japë sot vendimin final për hapjen ose jo të negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Për këtë çështje ka folur edhe kryeministri i Holandës, i cili ka shfaqur skepticizëm për këtë proces, sidomos ndaj vendit tonë.

Kryeministri holandez, Mark Rutte theksoi se të gjithë i kanë parasysh përpjekjet dhe arritjet që ka bërë deri tani Shqipëria, por shtoi se kjo nuk mjafton për një përgjigje pozitive ndaj negociatave. Kështu pas Francës, edhe Holanda duket se rikonfirmoi qartë qëndrimin e saj të ftohtë ndaj Shqipërisë, duke i mbyllur derën kështu mundësive për nisjen e bisedimeve me BE.

“Të gjithë i kemi të qarta përpjekjet e Shqipërisë dhe të Maqedonisë së Veriut. Shqipëria ka bërë shumë punë, por ka ende për të bërë. Shqipëria ka një rrugë pak më të gjatë për të bërë, Gjithsesi ajo ka bërë shumë progres”-tha mes tjerash, kryeministri i Holandës, duke shtuar se duhen reforma të thella në përmirësimin dhe zbatueshmërinë e ligjit.

Ministrat e Jashtëm të BE u mbodhën dy ditë më parë në Luksemburg për të përgatitur draftin me konkluzionet kryesore në axhendë për samitin e 17-18 Tetorit, ku do të vuloset edhe fati i Shqipërisë dhe Maqedonisë nëse do të hapen apo jo negociatat. Hahn tha se kundër janë 3 vende dhe po punohet me to. Ndërkohë një ditë më parë Macon nuk u bind për hapjen e negociatave për Shqipërinë edhe pas tentativave të Gjermanisë.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike mark rutte negociatat me be 2019 mark rutte negociatat me be 2019

Sondazh

Poll