Politike

“Le të pëlcasë nga marazi Macron”, Ngjela flet hapur: Franca është xheloze, asgjë nuk bën dot

18 Tetor 2019, 06:40 Nga DOSJA
“Le të pëlcasë nga marazi Macron”, Ngjela flet hapur:

Tiranë- Avokati Spartak Ngjela nisur nga pozicioni i Francës për negociatat me Shqipërinë ka deklaruar se shteti francez nuk i bën dot më gjë vendit tonë. Ai ka theksuar se Shqipëria sot është aleatja më e madhe në Ballkan e Shteteve Bashkuara dhe Gjermanisë.

Xhelozia e politikës francezë është aleanca primare dhe e fuqishme shqiptaro-amerikane. Ky është sekreti që fsheh i vogli Makron. Le të pëlcasë nga marazi! Shqipëria tani ka filluar reformimin real të historisë së saj në Ballkanin Perëndimor.
Kjo është e vërteta. Asgjë nuk i bën dot nesër politika franceze të ardhmes historike të Shqipërisë natyrore në Ballkanin Perëndimor… dhe aleancës së fuqishme shqiptaro amerikane. Le të veprojë si të dojë i vogli Makron…”, u shpreh ai.

Reagimi i plotë:

Asnjë gjë nuk i bën më dot Franca Shqipërisë.
Ajo ishte, në fakt, fuqia retrograde që i dha në vitin 1912 Serbisë dhe Greqisë mbi 80 mijë kilometra katrorë territor shqiptar.
Asgjë nuk i bën dot më sot Shqipërisë. Shqipëria sot është aleatja më e madhe në Ballkan e Shteteve Bashkuara dhe Gjermanisë.

Rruga e Shqipërisë sot është likuidimi i korrupsionit antikombëtar të lidershipëve politikë të të dy krahëve të politikës.Të tjerat janë pas dhe vijnë mbrapa.

Rusia dhe Franca janë në dekadencë nga borxhet. Asgjë nuk i bëjnë dot Shqipërisë.
Bota shqiptare në Ballkanin Perëndimor do bashkim me skemë të plotë, dhe të dy shtetet shqiptarë, Shqipëria dhe Kosova, duhet të bashkohen sa më shpejt që të jetë e mundur, me ndihmën e madhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Xhelozia e politikës francezë është aleanca primare dhe e fuqishme shqiptaro-amerikane. Ky është sekreti që fsheh i vogli Makron. Le të pëlcasë nga marazi! Shqipëria tani ka filluar reformimin real të historisë së saj në Ballkanin Perëndimor.
Kjo është e vërteta.
Asgjë nuk i bën dot nesër politika franceze të ardhmes historike të Shqipërisë natyrore në Ballkanin Perëndimor… dhe aleancës së fuqishme shqiptaro-amerikane.
Le të veprojë si të dojë i vogli Makron…

Hapen ose jo negociatat, sot vendoset fati i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Që prej ditës së djeshme po zhvillohet samiti i 17-18 tetorit ku janë pjesëtarë liderët e 28 vendeve të BE-së,  të cilët do të vendosin lidhur me çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike negociatat me be 2019 spartak ngjela negociatat me be 2019 spartak ngjela

Sondazh

Poll