Politike

Conte flet pas ‘vulosjes’ së negociatave: Gabim historik, të dy vendet bënë përpjekje për t’u afruar me BE

18 Tetor 2019, 08:39 Nga DOSJA
Conte flet pas ‘vulosjes’ së negociatave: Gabim historik,

BRUKSEL- Kryeminstri italian Giuseppe Conte ka folur pas përfundimit të mbledhjes së parë të Samitit të BE.

Conte theksoi se mbledhja e djeshme do të mbahet mend si një gabim historik , pasi Europa duhet të merrte pranë vetes vende si Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, të cilët kanë një  bërë përpjekje për t’u afruar me BE.

“Shkoi keq u thashë kolegëve. Në 1400 kjo zonë ra nën sundimin e perandorisë osmane, pas Luftës së dytë botërore ranë nën regjimin komunist.

Ata kanë një jetë të tërë që duan të hyjnë në Europë, ata e ëndërrojë të hyjnë në Europë.

Data e djeshme e 2019 do të mbahet mend si një datë e një gabimi të rëndë historik dhe për këtë më vjen keq.

Jam përpjekur shumë që të bind kolegë duke u sqaruar se kjo zonë me një shumicë popullsie myslimane që kanë një zhvillim kulturor europian është diçka shumë e madhe, një forcë shumë e madhe

Ne duhet të hapeshim. Janë shumë i dëshpëruar dhe dua tu gjendem pranë komuniteteve shqiptare e të Maqedonisë së Veriut. Në do të jemi gjithmonë pranë tyre. Italia do ti mbështesë gjithmonë dhe shpresoj që ky vendim negativ të mos i zhgënjejë e të vazhdojnë.  ndihem i dëshpëruar. Të vendet bënë përpjekje për t’u afruar me BE”, u shpreh Conte.

Sot është mbyllur kapitulli i negociatave, ku Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë dështuar. Presidenti i Këshillit të Europës Donald Tusk ka konfirmuar lajmin se në samitin e sot¡m nuk do të ketë diskutime për negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dështojnë negociatat me be-në giuseppe conte dështojnë negociatat me be-në giuseppe conte

Sondazh

Poll