Sport

Gazetarja tenton t’i shkatërrojë jetën Ronaldos dhe ja del, por…

Besoni apo jo, gazetarja kontroverse ka publikuar në rrjetet sociale një video të rreme të një bisede me Cristiano Ronaldon, në të cilën organizon një takim me yllin portugez në një hotel.

5 Gusht 2023, 08:26 Nga DOSJA
Gazetarja tenton t’i shkatërrojë jetën Ronaldos dhe ja del,

ARABI SAUDITE - Futbollisti i famshëm portugez Cristiano Ronaldo është bërë viktimë e gazetares kuvajtiane Halima Boland. Ajo vendosi të përdorë futbollistin e famshëm për të fituar popullaritet të madh. Në fund ia doli, por do t'i kushtojë shtrenjtë!

Besoni apo jo, gazetarja kontroverse ka publikuar në rrjetet sociale një video të rreme të një bisede me Cristiano Ronaldon, në të cilën organizon një takim me yllin portugez në një hotel.

Një skandal i madh shpërtheu, rrjetet sociale shpërthyen, por shumë shpejt u zbulua se videoja ishte false dhe se e keqja Halima përdorte inteligjencën artificiale për të krijuar zërin e futbollistit portugez.

Në fund, gjithçka do t'i kushtojë shtrenjtë. Al-Nassar thuhet se ka vendosur të ngrejë një padi kundër gazetares dhe stacionit televiziv ku ajo është e punësuar.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Halima Boland حليمه بولند (@halima.bouland)

Halima Boland ka qenë më parë nën kritika në vendin e saj për pikëpamjet e saj jashtëzakonisht liberale për botën myslimane. Me anë të Ronaldos donte të fitonte famë botërore dhe ia doli, por do të mbahet mend si një mashtruese e madhe.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll